MENU
klinika

Gjobat dhe kategoritë që përjashtohen

Nga sot maskat të detyrueshme në çdo ambient! ISHP zbardh udhëzimin

15.10.2020 - 06:49

Duke nisur nga dita e some, hyn në fuqi mbajtja me detyrim e maskës në ambientet publike. Të gjithë ata që do ta shkelin këtë rregull do të gjobiten me shumat që variojnë nga 3 mijë lekë për shkeljen e parë dhe 5 mijë për shkeljen e dytë.

Fotoja që shihni më poshtë është formati i gjobës që do të vendoset nga policia ndaj qytetarëve që nuk zbatojnë rregullin.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka zbardhur udhëzimin se kur duhet të përdoret maska dhe kur bën përjashtim, udhëzim që hyn në fuqi nga sot. Sipas Ficos, maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën dhe s’duhet të preket kur vendoset.

“Maska ose barriera e fytyrës ndikon në mospërhapjen e Covid dhe stërkalave. Barriera mbrojtëse duhet të shihet si masë plotësuese dhe duhet të zbatohet së bashku me distancën  fizike dhe higjienën e duhur. Maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën, sduhet të preket kur vendoset. Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjes. Maska tekstile duhet të lahet pas çdo përdorimi në 60 gradë celcius”, tha Fico.

Fico, ka bërë të ditur se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë.

a.             Sa herë dilni nga shtëpia;

b.            Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;

c.             Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.

d.            Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar

e.             Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

f.              Edhe gjatë ecjes në rrugë

g.            Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh

h.            Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj

i.              Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë

j.              Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante

k.            Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

l.              Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19

m.          Në të gjitha institucionet fetare.

n.            Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.

o.            Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

a.             Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj

b.            Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

c.             Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

d.            Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare

e.             Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).

f.              Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli

g.            Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.

h.             Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtjesë (maskës).

a.             Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

b.            Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

c.             Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

d.            Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

e.             Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

f.              Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

g.            Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Në fund të deklaratës së saj Fico tha mos zbatimi i kësaj mase do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!