Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fermerët shqiptarë, të cilët duke nisur nga vitit që vjen do të përfitojnë karburant me cmim te ulet dhe nafte falas.
Gjatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë pohoi se fermerët do të pajisen me një kartë, e cila do t’u mundësojë atyre një sërë lehtësirash.
“Sot kemi një tjetër lajm besoj shumë pozitiv dhe të shumëpritur nga fermerët. Ka të bëjë pikërisht me karburantin. Por përpara se ta shpjegoj konkretisht, duka dhe një herë të përsëris; nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin e tvsh për biznesin e vogël deri në 100 mln dhe zerimin e taksës së biznesit deri në 120 mln. Rritja e pagave deri në 40 % për mjekët dhe infermierët e për mësuesit në 15 %. Kjo vjen si rezultat i faktit se reformat, konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit, i financave publike, rritja e konkurrencës, e të ardhurave, kanë krijuar kushtet që ne t’i bëjmë këto.
Nuk mund të bëheshin as vjet, as parvjet, As 5 apo 7 vite më parë. Pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar tek një plan strategjik. Sot jemi në kushtet kur do të ndërhyjmë që të nisim nga viti i ardhshme me një regjim të ri për karburantin. Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor akcizën. Nga karburanti do të heqim taksën e qarkullimit, dhe taksën e karbonit. Faktikisht do të ulim gjysëm për gjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët.
Për çdo fermer që punon tokën llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqeje dhe kulturat e deklaruara për punime tipike me mekanizmin. Për atë llogaritet vlera e barrës fiskale e cila do të përjashtohet. Kjo vlerë do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thash të naftës që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qira, është përfitues potencial e kësaj skeme, duke siguruar që ai të ketë niptin”, tha Rama.