MENU
klinika

Nga The Economist

Një bizele po e shqetëson princeshën BE!

12.10.2020 - 09:41

Historia e Hans Christian and Andersen, “Princesha dhe Bizelet” nuk është në listën e leximeve të shumë syve të politikës së jashtme. Mbase duhet të jetë.

Në përrallën daneze, një bizele vendoset fshehurazi nën disa dyshekë në shtratin e një vajze të re. Ajo nuk gjen dot rehati, duke provuar kështu se është një princeshë.

Është një mësim çuditërisht i rëndësishëm për BE. Blloku e sheh veten si një superfuqi, por kur bëhet fjalë për politikën e jashtme ndonjëherë sillet si princeshë.

Një kundërshtim i vetëm edhe nga një shtet me madhësi bizeleje është i mjaftueshëm për të shkatërruar planet e tij.

Kështu ishte kur Qipro, vendi i tretë më i vogël i BE nga popullsi dhe një gabim rrumbullakimi për sa i përket PBB-së, u bë një pengesë e një vendi për sanksionet kundër autoriteteve bjelloruse. Në qoftë se BE nuk bie dakord për sanksionet ndaj Turqisë për kërcënimin e ujërave qipriote, ishulli do të refuzonte të mbështeste masa të ngjashme për Bjellorusinë.

Një bllok me planet për të qenë një aktor global nuk u lejua t’i tregonte “muskujt” një vendi fqinj për shkak të një prej anëtarëve të tij më të vegjël.

“Besueshmëria jonë është në rrezik,” deklaroi Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE.

Siç tregonte Andersen, sikleti e shqetësoi princeshën natën vonë: gjatë samitit të liderëve të BE, Qipro u tërhoq.

Në një botë pa veto, vendet e ngjashme me Qipron nuk do të ishin më në gjendje t’i bëjnë të tjerët t’I japin shpërblim.

Hiqni bizelen, argumentojnë ata, dhe Evropa mund të vazhdojë pa problem.

Heqja e vetove të tilla do të ishte një ndryshim i madh. Tani BE është një organ i 27 vendeve sovrane. Në shumicën e temave, siç janë çështjet e zakonshme të qeverisjes së tregut të vetëm, vetot janë zëvendësuar me votimin e “shumicës së kualifikuar”. Rreth 80% e ligjeve të BE janë miratuar në këtë mënyrë.

Por për tema të diskutueshme, të tilla si taksat, marrëveshjet tregtare dhe politika e jashtme, unanimiteti kërkohet ende.

Heqja e këtyre fuqive, sidoqoftë, do të ishte një gabim. Politika e jashtme është e vështirë për BE-në pikërisht sepse vendet nuk bien dakord për çështje të rëndësishme.

Në vitin 2015 vendet e be nxorën një vendim për të zhvendosur refugjatët kundër dëshirave të Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Përgjigja e tyre ishte e thjeshtë: ata e injoruan atë.

Në botën kaleidoskopike të politikës së BE, çdo vend mund ta gjejë veten në pakicë për një çështje të veçantë.

Përrallë apo histori horror?

Fuqia e vetos është e mbivlerësuar. Vitin e kaluar Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ndaloi procesin e pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Por pas disa muajsh konfliktesh, kryesisht procedurale, të dy vendet u lejuan të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit.

Edhe qëndrimi i fundit i Qipros vonoi sanksionet e BE-së ndaj Bjellorusisë me vetëm disa javë.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka të drejtë kur argumenton se unanimiteti krijon legjitimitet, i cili është jetik për politikën e jashtme të BE-së ende në zhvillim.

Dëshirat kryesore të Qipros janë të rëndësishme, por një politikë e jashtme pa mbështetjen e, të themi, Francës, tani fuqia e vetme globale e bllokut, do të ishte e pakonceptueshme.

Vetoja është arma e fundit për vendet e vogla, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të vendeve anëtare të BE.

Ashtu si një bizele, një veto shkakton shqetësime në plan afatshkurtër. Por BE nuk është një princeshë përralle. Mund ta përballojë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për herë të parë paralajmërohet se do..."

Kthesë në politikën e BE ndaj Turqisë