Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të forta të tij në Asamblenë e PS.
Teksa i drejtohet me fjalët e ashpra “o shoku thirri mendjes”, Meta i drejtohet Ramës, duke i thënë se e “dua më shumë Margaritën se Monikën, pasi kjo e fundit braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim”.
Me një gjuhë të ashpër, ashtu si dhe kryeministri, Kreu i Shtetit thekson se nuk ka Atdhe në botë pa dëshmorë e heronj.
Reagimi i Metës:
O shoku thirri mendjes!
Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”
Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! ??
O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër…
Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 9. Oktober 2020