MENU
klinika

"Kundër kësaj ideje"

OBSH: Imuniteti i tufës, s’është përdorur kurrë si strategji në një pandemi

12.10.2020 - 19:46

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se numri i rasteve me koronavirus në të gjithë globin është në nivelet më të larta, që nga fillimi i pandemisë.

Duke folur në konferencën për shtyp të mbajtur sot nga Gjeneva, Adhanom Ghebreyesus, drejtuesi i OSBH tha se në katër ditët e fundit është regjistruar numri më i lartë i rasteve të raportuara deri më tani.

Ai shtoi më tej: “Në të gjithë botën, ne tani po shohim një rritje të numrit të rasteve të raportuara me Covid-19, veçanërisht në Evropë dhe Amerikë”.

Tedros ishte kundër idesë së imunitetit të tufës.

Kreu i OBSH tha se imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95% e popullatës të vaksinohen.

‘5% i mbetur do të mbrohet nga fakti që fruthi nuk do të përhapet në mesin e atyre që janë vaksinuar. Me fjalë të tjera, imuniteti arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Imuniteti i tufës nuk është përdorur kurrë si një strategji për t’iu përgjigjur një epidemie, aq më pak një pandemie. Është shkencërisht dhe etikisht problematike.’-tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!