Banka Qendrore Europiane duhet të përgatitet për një euro dixhitale që të plotësojë kartmonedhat, nëse bëhet e nevojshme, sipas anëtarit të bordit, Fabio Panetta.
Bankat e mëdha qendrore po studiojnë krijimin e monedhave dixhitale të sanksionuara, për t’i bërë ballë kërkesës për mjete elektronike të pagesave dhe shmangur konkurrencën nga Bitcoin dhe valuta të tjera dixhitale. Në një studim të publikuar këtë javë, BQE bëri të ditur se euro dixhitale mund të ndihmojë në skenaret ku qyetarët braktisin paranë cash’, format e huaja të parasë elektronike bëhen futen në treg, apo mjete të tjera të pagesave të bëhen të padisponueshme.
Banka ka kohë deri në mes të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse do vazhdojë me këtë projekt, që është i hapur për konsultë publike. Shqetësimi kryesorë është se kjo formë e parasë mund të zhvendosë depozitat tradicionale, duke gërryer bankat tregtare dhe rritur zgjidhjet private. Në studim, BQE bëri të ditur se depozitat në euron dixhitale do të kenë një tavan dhe do jenë subjekt pjesërisht i normës së interesit të depozitave të institucionit, që është aktualisht në -0.5%.
Megjithatë, paraja cash’ është ende mbizotëruese në Gjermani dhe vende të tjera të Eurozonës, ç’ka nënkupton se perspektiva e valutës dixhitale mund të mos jetë e tërheqshme në Eurozonë.