MENU
klinika

300 mijë amerikanë humbasin punën

Papunësia shton ‘hallet’ për Trump

03.10.2020 - 13:23

Rritja e tregut të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ngadalësua ndjeshëm gjatë shtatorit, me 300 mijë amerikanë të cilët e humbën vendin e tyre të punës, thonë të dhënat më të fundit nga ekonomia më e madhe e globit. Këto shifra peshojnë ndjeshëm edhe mbi ambiciet e Donald Trump për t`u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Vendi numëron 22.2 milionë vende pune të humbura që prej kohës kur shpërtheu pandemia.

Sipas kandidatit demokrat për President, Joe Biden, kjo situatë është rrjedhojë e menaxhimit të dobët të pandemisë nga administrata Trump. Në të gjithë vendin, pandemia ka vrarë mbi 200 mijë njerëz si dhe infektuar mbi 7 milionë.

Ekspertët thonë se tregu i punës i duhet shtuar listës së gjatë të shqetësimeve të Donald Trump. Përpara pandemisë, punësimi ishte arma më e fortë e presidencës Trump, pasi preku rekord historik.

Tani ndërkohë, për shtatorin, norma e papunësisë flet për 7.9%, nga 8.4% që ishte gjatë muajit gusht. Edhe punësimi është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 661 mijë vende të reja pune gjatë shtatorit, rritja më e dobët që prej muajit maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?

Project Syndicate-Birn

ANALIZA: Kriza e mirë e Europës