MENU
klinika

Lehtësim masash?

Paralajmërimi i OBSH: Deri në janar të vitit 2021 mund të pesëfishohet numri i…

16.10.2020 - 10:26

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se parashikimet për ecurinë e pandemisë së koronavirusit në Evropë nuk janë “optimiste”.

“Nëse qeveritë evropiane lehtësojnë kufizimet dhe masat e marra, ecuria e virusit tregon se deri në janar të vitit 2021, shkalla e vdekshmërisë ditore do të jetë katër deri në pesë herë më e lartë se sa ishte gjatë muajit prilli të 2020, kur ishte edhe piku i valës së parë, tha Dr Hans Kluge.

Eksperti i OBSH, e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës për shtyp të Enjten.

Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, tha se Evropa kishte regjistruar këtë javë numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 ndërsa virusi po përhapet përsëri me shpejtësi në të gjithë kontinentin.

“Situata epidemiologjike në zhvillim në Evropë ngre shqetësim të madh: rastet e përditshme janë rritur, shtrimet në spital gjithashtu janë rritur dhe Covid është tani shkaku i pestë kryesor i vdekjeve në rajon, duke vrarë më shumë se 1.000 njerëz në ditë”, tha ai.

Por Kluge tha se kishte arsye për optimizëm sepse situata nuk ishte e njëjtë si gjatë valës së parë të pandemisë dhe masat më të forta në shumë vende evropiane këtë javë mund të shpëtonin qindra mijëra jetë.

“Ne jemi duke regjistruar dy deri në tre herë më shumë raste në ditë krahasuar me Prillin, por pesë herë më pak vdekje” tha ai, duke bërë thirrje që shtetet të mos lehtësojnë masat, por qytetarët t’i zbatojnë ato për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

“Por nëse 95% e njerëzve mbajnë maska ​​dhe zbatohen masa të tjera si distancimi social, Evropa mund të shmangë rreth 281,000 vdekje deri në Shkurt”, shtoi ai.

Kluge tha se qeveritë duhet të marrin në konsideratë problemet e shëndetit mendor dhe dhunën në familje kur vendosin kufizime dhe të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur për t’i mbajtur shkollat ​​e hapura.

Ndërkohë, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të rritin përgatitjet e tyre, duke këshilluar qeveritë të koordinojnë gjurmimin e kontakteve dhe të vendosin përfundimisht lidhur me një vaksinë për sëmundjen.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!