MENU
klinika

Komenti

PD: Dalja e Ramës në inceneratorin e Elbasanit, sinjal i qartë për SPAK

21.10.2020 - 17:03

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar takimin e Kryeministrit Edi Rama në Elbasan, i cili zgjodhi inceneratorin për të prezantuar platformën “Deputeti që duam”.

Sipas numrit dy të PD-së “dalja në inceneratorin e Elbasanit është sinjal i qartë për SPAK.

“Kaq është i gjithë qëllimi i Ramës sot, daljes së tij në Elbasan ka qenë që t’i thotë drejtësisë të mos guxoni të merreni me këtë çështje sepse inceneratorët janë të mitë dhe po u morët problemet do të jenë tuajat”, shtoi ai.

Paloka shtoi se edhe sikur ta kishte paguar opozita Rama nuk do bënte aq bukur takimin e sotëm.

“Në fakt ky qejfliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot.

Ka vite që Partinë Socialiste e ka kthyer jo vetëm në organizatë kriminale por edhe në kosh plehrash. Pasi ka përzënë nga Partia Socialiste gjithë figurat intelektuale dhe të ndershme, e dimë të gjithë që ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve.

Dhe thash, simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja të prezantonte të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte”, shtoi nënkryetari i PD.

Më tej Paloka tha se Rama “sot paradite u përpoq të lante duart duke iu thënë edhe publikut, edhe atyre që kanë vënë firmat për inceneratorët, jeni ju përgjegjësit”.

Më herët Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan platformën “Deputeti që duam” dhe zgjodhi që takimi të zhvillohej në oborrin e inceneratorit të Elbasanit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!