MENU
klinika

"Rama po e përdor për të dalë si patriot"

PD kundër të gjithëve: Nuk ka ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë!

20.10.2020 - 19:21

PD deklaron me ish-ministrin e Jashtëm Tritan Shehu, se nuk ekziston asnjë ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas tij ky ligj është nul që kur është firmosur traktati miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë në vitin ’96. Shehu thekson se nëse një ligj i tillë ekziston në sirtarët e Athinës, i takon Greqisë ta djegë.

“Mos u merrni me ligjin e luftës, nuk ekziston ligj lufte me Greqinë . Ekzistonon një traktat miqësie që ka ezauruar të gjithë elementët që bien në kundërshtim me të.

Nëse në sirtarët e Athinës ekziston një ligj i tillë i takon Athinës ta djegë ne nuk kemi asnjë ligj lufte me Greqinë”- shprehet Shehu për A2, ndërsa shton se është kryeministri Rama ai që kërkon t’í japë vlerë këtij ligji për të marrë dekorata. Sipas tij nëse do të ekzistonte një ligj i tillë nuk do të vinte minsitri i jahstëm grek në Shqipëri.

“Nuk i jap rëndësi, nuk ka ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kryeministri shqiptar që do të marrë dekorata i jep vlerë më shumë se ç’duhet.

Nuk kemi pse ta konsiderojmë fitore. I takon Greqisë ta djegë. Ai ligj është nul që nga traktati i ‘96 i miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë. Po të kishim ligj lufte nuk do të vinte ministri Dendias në Shqipëri”.

Shehu thekson se traktati i miqësisë i viti ’96 i jep zgjidhje edhe çështjes çame dhe të pronave, ndërsa akuzon kryeminsitrin se gjatë këtyre viteve qeverisje shkatërroi marrëdhëniet me vendin fqinj, duke sjellë pasoja të mëdha për vendin.

“Çështjen çame dhe të pronave janë çështje që zgjidhen në gjykata, dhe zgjidhja jepet në traktatin e Miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë në ’96.

Çështja e pronave nuk zgjidhet duke shkatërruar marrëdhëniet me Greqinë. Shkatërrimi që i bëri Rama marrëdhënive me Greqinë ka pasoja të mëdha jo vetëm në mungesën e investimeve, por edhe në zgjidhjen e çështjes së pronave. Këto çështje nuk zgjidhen duke bërë rolin e cubit.

Greqia nuk është bërë asnjëherë pengesë, por duhet politikë dinjitoze prej nesh, të mos kalojë nga roli i cubit në atë të kapitullantit”, shprehet Shehu.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!