MENU
klinika

Hapja e spitaleve rajonale

Përkeqësimi i situatës në dimër, qeveria ka gati 3 skenarë

10.10.2020 - 11:13

Qeveria ka gati tre skenarë për futjen në punë të spitaleve rajonale për të infektuarit me COVID-19 nëse situata përkeqësohet gjatë sezonit të dimrit. Aktualisht vendi ka 4 spitale COVID-19 në Tiranë me një kapacitet prej 550 shtretërish, ku deri tani fluksin po e përballojnë COVID 1 dhe COVID 2, Spitali Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, ku ndodhen të shtruar 234 persona të infektuar.

Në rast përkeqësimi qeveria ka gati 3 skenarët e hapjes së spitaleve rajonale nëse plotësohet kuota e 550 shtretërve që kanë 4 spitalet COVID.

  1. Në skenarin e parë: Hapen 5 spitale rajonale ku do të shtohen mbi 600 shtretër të tjerë.
  2. Në skenarin e dytë: Hapen 4 spitale rajonale ku do të shtohen mbi 300 shtretër të tjerë
  3. Në skenarin e tretë: Hapen 3 spitale rajonale ku shtohen mbi 200 shtretër të tjerë

Në total të 4 spitale COVID së bashku me spitalet rajonale do të ketë një kapacitete mbi 1600 shtretërish për të infektuarit në rast e ka shpërthim të vatrave të epidemisë, sidomos gjatë dimrit. Për shmangien e kësaj qeveri vendosi që nga e enjtja maska të jetë e detyrueshme jo vetëm në ambientet brenda por edhe në rrugë, parke e kudo tjetër.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!