MENU
klinika

Çfarë thotë epidemiologu për vdekshmërinë nga Covid-19?

Përkeqësohet situata, shtohen rastet e shtrimet në spital, por…

29.10.2020 - 09:27

Përkeqësohet situata nga COVID-19. Të mërkurën kurba e infeksionit ka arritur një tjetër nivel rekord, ndërsa janë rritur po ashtu edhe shtrimet në dy spitalet COVID.

Në të gjithë vendin janë konfirmuar 311 persona pozitivë. Shifrat në rritje të të infektuarve kanë sjellë mbingarkesë në Spitalin Infektiv dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku sipas ministrisë, aktualisht janë duke marrë mjekim 289 pacientë.

“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, ka bërë me dije ministria në raportin e saj ditor.

Dje kanë humbur betejën me sëmundjen 6 pacientë duke e bërë edhe më gri situatën nga COVID-19 në vendin tonë. Teksa jemi në javën e 43-të të pandemisë, janë 493 pacientë që kanë humbur jetën që nga muaji mars e deri më tani.

“VDEKSHMËRIA, 12-FISH MË E ULËT”

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën në vendin tonë dhe të dhënat mbi nivelin e vdekshmërisë si pasojë e COVID-19.

Duke u mbështetur në tezën e prof. Ioannidis, një ndër epidemiologët më të njohur në nivel botëror, doktori thotë se Shqipëria ka aktualisht 169 vdekje për 1 milion banorë.

Çka do të thotë se niveli i vdekshmërisë (IFR) apo përqindja e vdekjeve në totalin e personave me koronavirus, duke përfshirë edhe ata që nuk janë diagnostikuar, është 0.20%.

Ndërkohë, nga raporti ndërmjet totalit të personave të infektuar dhe atyre që kanë humbur jetën, vdekshmëria në vendin tonë rezulton 2.47%.

“Pra, vdekshmëria e vërtetë (IFR) është rreth 12-fish më e ulët se ajo që raportohet nga rastet e gjetura”, ka vënë në dukje Alimehmeti.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!