MENU
klinika

Koalicion PD-PS? Bylykbashi nuk e mohon

“Po të jetë e nevojshme do të bëjmë kompromis politik”

28.10.2020 - 10:12

Nuk perjashton mundesine e nje koalicioni mes PS dhe PD nese do te ishte e nevojshme per qeverisjen e vendit, megjithese mohohet te kete nje kompromis ne momentin aktual. Ish deputeti Oerd Bylykbashi hodhi poshtë një kompromis politik mes dy forcave të mëdha në vend, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

Ish deputeti i PD-së ka zbuluar strategjinë dhe teknikën elektorale të Partisë Demokratike për të marrë sa më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit, çka përkthehet në mandate.

Më tej, Bylykbashi theksoi se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis politik me Ramën në rast nevoje.

“Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto të kthen në mandate. Ajo që ne luftojmë është objektivi i madh që kemi të largojmë Edi Ramën nga pushteti”!

“Pas zgjedhjeve të 25 prillit përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti.

Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ndarjes së pushteteve, ligjeve, mirëqeverisjes dhe Kushtetutës”.

“Do të bëjmë kompromis politik po qe e nevojshme por qeverisje me Edi Ramën jo”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Kjo është një nga pabarazitë antikushtetuese’

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor i Ramës ‘vret’ kandidatët e pavarur


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!