MENU
klinika

Kur kthen përgjigje Komisioni?

Procedura që do të ndiqet në “Venecia” pas kërkesës urgjente të Metës

27.10.2020 - 08:39

Kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias që të shqyrtojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor me urgjencë, mund të merret parasysh brenda pak javësh. Pasi Meta dekretoi kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe bashkë me dekretin bëri edhe një kërkesë urgjente për Komisionin e Venecias, gazeta “Panorama” pyeti për të pasur një specifikim lidhur me kohën se kur mund të bëhet shqyrtimi i saj.

Në përgjigjen zyrtare të Komisionit të Venecias, ata nuk pranuan të bëjnë asnjë koment mbi çështjen, por treguan se si është procedura në një rast të tillë. Sipas procedurës së përcaktuar nga Komisioni i Venecias, për rastet e kërkesave urgjente (që zakonisht janë për debate të forta parlamentare, ose referendume), ato shqyrtohen para seancës së parë plenare të planifikuar në kalendar.

“Në raste të rralla, të kërkesave urgjente, opinionet urgjente miratohen jashtë katër seancave plenare. Për shembull, nëse një opinion është i nevojshëm para një referendumi të afërt ose një debati në Parlament, ai mund të lëshohet si ‘opinion urgjent’ jashtë periudhës së një seance zyrtare plenare në Venecia, në mënyrë që autoritetet në fjalë të mund të përdorin ekspertizën ligjore të Komisionit të Venecias në kohë. Mendime të tilla urgjente zakonisht ‘miratohen’ zyrtarisht në seancën e ardhshme plenare”, shkruhet në faqen online të Komisionit të Venecias, ku shpjegohen procedurat që ai ndjek.

Seanca më e parë e planifikuar në kalendar është ajo në mes të muajit dhjetor, çka do të thotë se “opinioni urgjent” i Komisionit të Venecias për 8 pyetjet që i ka çuar Meta mund të vijë gjatë muajit nëntor.

NJËANSHMËRIA

Në këtë procedurë të përshpejtuar, përmes së cilës Komisioni i Venecias do të japë “opinionin urgjent”, një nga çështjet që pritet të merret parasysh do të jetë edhe përfshirja e palëve në votimin që u bë në Kuvend, ku u ndryshua Kodi Zgjedhor. 97 vota pro mori ndërhyrja në Kodin Zgjedhor në 5 tetor, pas ndryshimit që i ishte bërë më herët Kushtetutës.

Nga këta deputetë, 17 prej tyre janë pjesë të opozitës së re në Kuvend. Por edhe pse votimi në Kuvend kur u ndryshua Kodi Zgjedhor në 5 tetor mori vota të mjaftueshme edhe për ndryshimin e Kushtetutës, nuk pati përfaqësim të palëve. Nga 5 palët që kanë qenë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, për Kodin Zgjedhor votuan vetëm ata të maxhorancës.

Përveç PD e LSI që nuk janë në Kuvend, as Rudina Hajdari dhe as Myslim Murrizi nuk pranuan që të japin votën e tyre për ato ndryshime që u propozuan nga PS. Pra, në votimin e bërë në 5 tetor nuk ka pasur një përfshirje të opozitës së bashkuar dhe asaj në Kuvend, me përjashtim të disa deputetëve, të cilët edhe pse zyrtarisht janë të pozicionuar si opozitarë, në pjesën dërrmuese të rasteve i bashkojnë votat me PS për shumë nisma që miratohen në Kuvend.

DEPUTETËT E OPOZITËS QË VOTUAN KODIN

Klajdi Qama

Majlinda Halilaj

Selami Jenishehri

Nimet Musaj

Aurora Mara

Edmond Rrushi

Krenar Rryçi

Nikolin Staka

Vasil Sterjovski

Edmond Stojku

Ylli Shehu

Ramazan Gjuzi

Eugen Bojaxhiu

Ediola Braha

Arlind Çaçani

Arben Elezi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Deputetët të lexojnë 81 faqe arsyetim, Kuvendi njëpartiak do të mbajnë përgjegjësi për…"

Apeli i Presidentit për të pritur opinionin e Venecias për Kodin


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!