Sipas një studimi të fundit Covid-19 mund të jetë në gjendje të “maskojë” sëmundjen në fazat e saj të hershme, ndërsa përhapet në të gjithë trupin.
Në hulumtimet e kryera në minj, shkencëtarët zbuluan se proteina “spike” që virusi përdor për të hyrë në qeliza bashkohet me një receptor dhe kthen krejtësisht rrugën e sinjalizimit të dhimbjes në fijet nervore. Për më tepër, lehtësimi i dhimbjes mund të ndodhë brenda 30 minutash nga infektimi dhe zgjat për disa orë ose ditë.
Ekipi, nga universiteti i Shkencave të Shëndetit në Arizona, thotë se gjetjet mund të shpjegojnë pse gati gjysma e të gjithë pacientëve me COVID-19 nuk kanë simptoma.
Autori i studimit Rajesh Khanna, profesor në departamentin e farmakologjisë në Universitetin e Kolegjit të Mjekësisë të Arizonës thotë se studimi mund të shpjegojë gjithashtu se pse sëmundja përhapet kaq shpejt.
“Për mua kishte shumë kuptim që ndoshta arsyeja e përhapjes së pandërprerë të COVID-19, është se në fazat e hershme, ju jeni shumë mirë sikur asgjë nuk ju ka ndodhur. Ju mund të keni virusin por nuk keni simptoma sepse dhimbja juaj është zhdukur. Nëse provojmë se ky lehtësim i dhimbjes është ajo c;ka shkakton përhapjen e mëtejshme të Covid-19 dhe ka një vlerë të jashtëzakonshme,” deklaroi ai.
Kur njerëzit përjetojnë diçka që shkakton dhimbje, një proteinë e quajtur faktori i rritjes endoteliale vaskulare-A (VEGF-A), lidhet me receptorin e njohur si neuropilin-1. Kjo krijon një sërë reagimesh që bën që krijon ndjenjën e dhimbjes. Studiuesit zbuluan se virusi, SARS-CoV-2, ka një receptor të dytë që gjithashtu lidhet me neuropilin-1 dhe kështu nuk kryhet procesii sinjalizimit të dhimbjes.
“Kjo na tërhoqi vëmendjen sepse për 15 vitet e fundit laboratori im ka studiuar një kompleks të proteinave dhe rrugëve që kanë të bëjnë me përpunimin e dhimbjes që janë në rrjedhën e neuropilinës,” tha Khanna.
Për studimin e botuar në revistën PAIN, ekipi vendosi të provojë nëse virusi mund të sigurojë lehtësimin e dhimbjes tek më shumë se 100 minj. Minjve të cilëve iu dhanë proteina spike u çliruan nga dhimbja në vetëm 30 minuta dhe i gjithë procesi zgjati për të paktën nëntë orë.
Për kërkime në të ardhmen, ekipi planifikon të shikojë nëse neuropilin-1 mund të jetë një shënjestër për ilaçet kundër dhimbjes që mund të kufizojnë nevojën për marrjen e opioideve.
“Ne jemi duke ecur përpara me krijimin e molekulave të vogla kundër neuropilinës, veçanërisht përbërjeve natyrore, të cilat mund të jenë të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjes. Ne kemi një pandemi Covid-19 dhe një pandemi opioidesh, kështu që gjetjet tona mund të ndihmojnë për të dyja njëkohësisht,” tha Khanna./ Daily Mail