12.10.2020 - 09:13
Pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, Kryeministri Rama vijon punën me drejtuesit politik në qarqe. Këtë të hënë (12 tetor) në selinë e PS, ai ka mbledhur shtabin elektoral në takimet e përjavshme.
Aty diskutohen raportet e punës së bërë si dhe për organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Sot drejtuesit politikë të PS-së do të raportojnë për të gjitha çështjet problematike që ndodhen në terren.
Mbledhja vjen në një kohë kur Rama ka nisur ‘sitën e vlerësimit” për deputet dhe ministrat.