MENU
klinika

“Ta firmosë dhe ta kthejë sa më shpejt!”

Rama paralajmëron Metën për Kodin e ri Zgjedhor: Do ta votojmë siç…

12.10.2020 - 09:28

Kryeministri, Edi Rama, mbetet i vendosur për të çuar përpara kodin e ri zgjedhor përkundër paralajmërimit të presidentit Ilir Meta se do ta kthejë në Kuvend. Madje Rama insistoi që Presidenti ta firmosë sa më shpejt dekretin.

“Ta firmosë dhe ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar” tha Rama për gazetarët.

Sa i takon paralajmërimit të kryeopozitarit Basha se kryeministri do të mbajë përgjegjësi penale nëse nuk zbaton planin e tij me 5 pika për ekonominë, Rama tha:

“Kush është ky plani me 5 pika, nuk kam asnjë ide për planin me 5 pika!”

Deklaratat, kryesocialisti Rama i bëri pas mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe.

Në fokus të mbledhjes, që vjen fill pas Asamblesë Kombëtare, ka qenë organizimi i punës në terren në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Partia Socialiste është futur në një proces riorganizimi të brendshëm. Deputetë dhe ministra socialistë do ti nënshtrohen vlerësimit të anëtarësisë, por jo vetëm.

Gjithë ky vlerësim, që do të zhvillohet përmes teknologjisë, do ti shërbejë PS dhe kryeministrit Rama për hartimin e listave finale të kandidatëve për deputetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!