MENU
klinika

Platforma "Deputeti që duam"

Rama flet për performancën e ministrave, amnistinë për gjobat dhe për maskat me detyrim

15.10.2020 - 14:19

   Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën “Deputeti që duam”, që e quajti një ftesë të hapur për këdo që ka ambicien “e kurajon për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste”.

Rama tha se askush nuk do përjashtohet nga liria për t’u bërë pjesë e PS, përmes një video e cila do dërgohet me shpjegimin e arsyeve pse duan të aplikojnë.

“Ne do mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që mund të vijnë nga të gjithë, të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë por edhe të rinj të reja në mendje ide e dëshirë dhe jemi shumë të lumtur që ndajmë këtë eksperiencë tonën me njerëz që ndajnë me ne të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin angazhim për të cuar para punët e vendit e për të bërë sa më shumë e sa më mirë shërbimin ndaj vendit e qytetarëve.

Dua tu them të gjithëve, që nga të rejat e të rinjtë në moshë, që mund sapo të kenë mbaruar shkollën, qe punojnë, në privat, shtet, në fermë, në emigracion, që janë të mirëseardhur të shprehin interesin e tyre.

Po kështu gra dhe burra me ide apo energji të reja që vijnë nga eksperienca si mësuese, mësues, shërbëtorë publikë, ekspertë në cdo lloj fushe, që punojnë në hapësirën e sipërmarrjes, në media, s’ka asnjë kufizim, që janë aktivë e kanë talent për ta përkthyer aktivizmin e tyre në audienca të respektueshme në rrjetet sociale”.

Rama u pyet nëse ky proces do shërbejë që qeveria të shkojë në zgjedhje me ndryshime në kabinet, për largime të ministrave në bazë të vlerësimit që do marrin nga anëtarësia e partisë.

Për këtë shefi i qeverisë tha: “Kabinetin e ministrave e kemi të mirë por patjetër që e mira s’ka asnjë herë fund e secili, unë i pari, ka mundësi të bëjë më shumë dhe duhet të kërkojë nga vetja cdo ditë e më shumë.

Dëgjimi specifik i anëtarësisë së partisë është vlerë e shtuar në gjithë këtë, për të kuptuar individualisht se cila është marrëdhënia, ndjesia, shkalla e lidhjes mes anëtarëve të famlijes sonë politike me përfaqësuesit e tyre në cdo qark, cili është vlerësimi për përfaqësuesit tanë në qeveri dhe mbasi të bëjmë këtë , në ciklin tjetër do hyjmë më thellë duke bërë pyetje më specifike për anëtërët e qeverisë. Kjo fazë është kolaudim i një procesi krejt të ri”.

    Amnisti për gobat

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për gjobat që do vendosen ndaj qytetarëve për mos mbajtjen e maskave në rrugë. Ai tha se gjobat sipas tij duhet të ishin edhe më të larta, por sipas tij vendosja e sanksionit nuk është qëllim në vetvete.

Ai foli edhe për amnistinë që morën qytetarët për gjobat dhe bllokimin e automjeteve gjatë karantinës së kaluar, teksa tha se “s’duam të fusim duartë në arkën e familjeve”.

“Gjobat janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë dhe një mesazh tjetër, se nuk është çështja e frikës apo e ndonjë nevoje që ne të fusim duart në arkën e familjeve dhe të marrim përmes gjobave paratë që hyjnë në shtëpi nga një punë që është e vështirë.

Duhet të kuptojmë mirë të gjithë që duhet të kontribuojnë. Me faljen që bëmë vlerësuam dhe një fakt tjetër, ata që s’kishin paguar ende dhe kishin makinat e bllokuara meritonin një mirëkuptim, pasi sidoqoftë një kohë e shkurtër kaloi.

Përsa i përket gjobave për maskën nuk është ky qëllimi, s’është dëshira. Unë me gjobën kam raport strikt, si kuptoj ata që thonë që gjobat janë të ulëta, gjobat duhet të jenë të larta.

Ato nuk janë taksa, por gjobat për shkeljen e rregullave, duhet ta shohim me strikt”, tha Rama.

Kryeministri tha se gjobat do dërgohen në faturën e dritave, ndërkohë që u shpreh se mbajtja e maskave do zgjasë për një kohë të gjatë për të shmangur infektimin nga COVID-19, por edhe prekjen nga gripi stinor.

   Maska me detyrim/ Kërkesën për Policinë

Maska për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duhet të bëhet një zakon sepse mesa duket “do i mbajmë pak si gjatë”, tha kryeministri Edi Rama.

Kjo “për shkak të dimrit, për rrezikun e shtuar që vjen nga viruset e dimrit e nëse marrim dhe Covid gjëja shkon shumë keq”, u shpreh Rama, ndërsa kujtoi gjobat “që do vijnë të faturat e dritave”.

Por maska nuk duhet mbajtur për shkak të gjobës tha shefi i qeverisë, teksa zbuloi se i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të jetë e vëmendshme sidomos nga institucionet qendrore dhe në Parlamentin e Shqipërisë, për të siguruar që kjo masë do zbatohet.

“Nuk duhet ta refuzojmë këtë, s’duhet ta bëmë me idenë që do marrim gjobë, unë i kam kërkuar policisë së shtetit të jetë shumë e vëmendshme dhe vëmendjen e vetme ta ketë duke filluar nga Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qëndrore, pavarësisht se teorikisht mund të jetë shumë e vështirë që makina ime të ndalohet nga policia, unë e kam mbajtur sot maskën në makinë për arsyen se nuk e mbajmë se do na vënë gjobë, por se duhet mbajtur. Ishim në Gjermani para pak ditësh, nuk pashë maskë asgjëkundi jashtë, ndërkohë që brenda po, ishim në Austri as brenda as jashtë, të gjithë po e vënë tani si brenda e jashtë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet mjeku gjerman: Ja e vetmja gjë që duhet të bëjmë!

A mund të jetë vala e dytë më e keqe se e para?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!