Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bareve dhe restoranteve në vend që të respektojnë protokollin e masave anti-Covid.
Nga ceremonia e dhurimit të 60 respiratorëve nga NATO për vendin tonë, Rama tha se është e thjeshtë që të sulë policinë në bare dhe restorante. “Por a është kjo ajo që duam?”, tha Rama duke shtuar se shumë pronarë lokalesh vënë në rrezik jetët e njerëzve për “të fituar disa lekë më shumë”.
“Të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin, të mos e konsiderojnë tolerancën tonë si dobësi, dhe të mos vënë në rrezik jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë e shtetit në bare dhe restorante, por a është kjo ajo që ne duam? A është kështu që ata që duan të shfrytëzojnë çdo metër të lokalit për disa lekë më shumë marrin pastaj një goditje të rëndë financiare? Humbja që do të pasonte nga kjo sjellje përqeshëse ndaj rrezikut do të ishte katastrofike”, deklaroi Rama.