MENU
klinika

"Fatkeqësi e madhe nëse..."

Rama thumbon Metën dhe flet për një plan të fuqishëm

09.10.2020 - 16:15

Ndërsa foli për një plan të fuqishëm nga i cili Shqipëria përfiton pafund projekte, ai në kuadër të shengenit rajonal, kryeminsitri Rama u shpreh i bindur se PS-ja shkon drejt fitores së një mandate të tretë.

Të tjerët shtoi ai, vijnë nga mpbrapa, ndërsa nuk nguroi të ironizojë sërish Presidentin Meta. Mes rreshtave, batutat nuk i kurseu as me kryedemokratin Basha.

“Përfytyroni që tërmeti të kishte rënë para 7 vitesh, covid para 7 vitesh ose kur ranë dhe na erdhën të na kishin gjetur si para 7 vitesh. Kush do mblidhej 7 vite më parë ashtu sikur u mblodhën në fillim të vitit në Bruksel për t’i dhënë 1,2 mld, kush?

Luli është cun shumë i mirë, por a merr njëri Lulin në mes të natës? Edhe të afërmit e vetë thonë lere mos i bjer kot se ka orën e gjumit. Ne i kemi qëndurar ditë dhe natë afër njerëzve. Mos më thoni që ka të krahasuar mes nesh dhe kujtdo tjetër që na del nga mbrapa. Ata na dalin nga mbrapa, se para kemi vec të ardhmen e ardhmja na prin. Ata bërtasin, ulërasin, dehen, shantazhojnë e bëjnë rrëmujë se nuk e kanë shpejtësinë për të na arritur. Fatkeqësi e madhe është që shpresojnë të na bllokojnë duke na nxjerrë përpara miq e partner ndërkombëtarë. Për ligjin elektoral thonë do flasë bota, do zbarkojë Amerika. Ku janë mo? Keni dëgjuar gjë? Ka miq të Shqipërisë që janë edhe miq të Lulzimit e Ilirit që mendojnë si ata të dy, por Europa është Bashkimi Europian dhe shtetet kanë zërin e tyre.

Ne në mandatin e tretë do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë. Ka ecur në këtë mandat duke e marrë vetën nga lëngimi, paraliza ku e gjetëm.

Kemi një plan tjetër të ri dhe të fuqishëm , plani i ri europian që bazohet tek ai që ka qënë vizioni që ju e keni përqafuar të gjithë ai i shengenit rajonal, ai ka avancuar me vështirësi vit pas viti dhe që është bërë sot baza e këmbënguljes sonë dhe vendeve të tjera për të insistuar që integrimi mund të marrë kohë, por që rajoni nuk mund të lihet në mëshirën e asaj kohe. Komisimeri për Zgjerim erdhi këtu dhe tha dicka që ishte aspak e habitshme. thuajse nuk u dëgjua fare, ndërkohë që ishte gjëja më e madhe në aspektin financiar: Një plan prej 9 mld euro grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga 1 mld në 9 mld. Kjo është diçka fantastike, na takon ne patjetër që tani të bëjmë projektet dhe t’i kthejmë këto para në investime. Ne kemi treguar që dimë ta bëjmë këtë. Paratë nga BE për bujqësinë ishin aty prej vitesh, por u desh vota e 2017 pa të tjerë në prehër që të merrnim kreditimin.

Tre shtyllat që ka plani shkojnë në harmoni me planin tonë të mandatit të tretë: infrastruktura, transoprti, energjia dhe dixhitalizimi. Jemi vendi i parë në ballkan për dixhitalizimin dhe qeverisjen dixhitale. Kjo është e ardhmja.

S’do ketë më zyra pritjesh dhe shërbime fizike, cdo gjë do bëhet on line, në pak shumë vite para se të mbarojë mandati ynë i tretë”.

Ndërsa foli për hekurudhat, Rama fajësoi sërish kundërshtarët politikë.

“Çfarë mund të bënim ne me këto mundësi financiare që kishim? Pas 5 vitesh negociata me BB do nisim ndërtimin e hekurdhës Tiranë-Durrës, se kur vijnë ata i heqin shinat i shesin për skrap”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!