MENU
klinika

Dritan Vasili

Refleksion nga operacioni më i shpejtë kryer para disa ditësh dhe Kongresi i SFORL

14.10.2020 - 07:05

Për kolegët ORL

Refleksion nga operacioni më i shpejtë kryer para disa ditësh dhe Kongresi i SFORL

Heqja e polipit të laringut nën anestezi gjenerale është nga kirurgjitë më të shpejta. Trajtimi përpara vendimit për operacion, të mësuarit e saj, menyra e kryerjes, pikat ku duhet patur kujdes dhe kujdesi pas saj natyrisht nuk hyjnë tek ky 30 sekondësh.

E megjithatë pas ç’do ndërhyrje të tillë mbetet pyetja:

A ia vlen të kryhet një procedurë e tillë nën anestezi gjenerale ku risqet janë të mëdha?

Cogito, ergo sum (Je pense donc je suis, Mendoj, pra jam) thoshte Descartes. Nga ky këndvështrim filozofik mund të dëshmoja edhe unë ekzistencën time por jetojmë në një epokë ku hapësira e të menduarit si profesionist është reduktuar maksimalisht prej protokolleve nga të cilat burojnë edhe detyrime mjeko-ligjore. Pra jemi por më shumë s’jemi…

Si për koinçidence dje hasa në Kongresin e Shoqatës Franceze të ORL, prezantimin e Dr Babak Sadoughi, mjek në Sean Parker Institute for the Voice të New York Presbyterian Hospital me titull “Fibroskopia intervencioniste e laringut: duhen ndjekur/imituar Amerikanët?! Autori paraqiti me video (shihn në post) trajtimin në kushte ambulatore, në anestezi lokale dhe fibroskopi të disa procedurave si polipektomia, ekscizioni i papilomave, i displazive, biopsitë e laringut apo medializimi i kordës vokale me mbushje. Fillova të krruaja kokën… 20 vjet më parë disa prej këtyre procedurave i kam parë t’i kryente Prof Adnan Këlliçi nën anestezi lokale me pasqyrë laringu (!), ashtu siç ishin kryer që prej fundit të shekullit të 19-të!!!

Pas 22 vjet karriere jam dëshmitar i përmbysjes për herë të dytë të përqasjes dhe natyrisht kur flitet për USA ajo është gjithmonë “evidence-based” (!?). Ke një ndjesi të keqe kur konstaton se pas 22 vjetësh, prej “evidence-based”, ke marrë një rrugë që s’rezulton ajo e duhura, duhet të rifitosh aftësitë që ke humbur e sidomos duhet të riinvestosh në trajnime dhe paisje.

Industria farmaceutike dhe ajo e paisjeve mjekësore ia ka arritur ta zhveshë mjekun në periferi nga të Menduarit e për rrjedhim nga të Qënit duke e shndërruar në një ingranazh të thjeshtë të sistemit ndërtuar për përfitime. Sistemi i imponuar nëpërmjet protokolleve rigjide kishte vite që kundërshtohej në USA nga organizata mjekësh (tailored approach) por doli në pah për publikun gjatë Covid ku mjekë refuzuan t’iu bindeshin thirrjeve për të pritur evidenca të forta ndërkohë që pacientët vuanin dhe vdisin pa ndihmë mjekësore.

Në pritje të revolucionit të ardhshëm përshpejtuar nga kjo krizë duhet të bëjmë një hap prapa në dukje një shkallë më lart në spirale…

Gepostet von Dritan Vasili am Montag, 12. Oktober 2020

Gepostet von Dritan Vasili am Montag, 12. Oktober 2020

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!