MENU
klinika

Studimi

Refuzimi i maskës lidhet me çrregullime antisociale!

27.10.2020 - 21:34

Refuzimi i masave anti-covid, mes të cilëve edhe refuzimi i mbajtjes së maskës, mund të jetë i lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer nga shkencëtarë brazilianë dhe i mbështetur në një kampion preh 1500 personash të moshës nga 18 deri në 73 vjec.

Siç shkuan “The Independent” , mbi bazën e përgjigjeve të një pyetësori janë identifikuar dy profile: një antisocial, i lidhur me ata që janë më rezistentë ndaj masave anti covid, dhe një empatik, që lidhet në fakt me ata që kufizimet i respektojnë. Profili antisocial është i lidhur me më shumë pikë në pyetjet që lidheshin me pandjeshmërinë, mashtrimin, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjshmërinë, manipulimin dhe ndërmarrjen e rreziqeve.

Sipas studimit, bëhet fjalë për çrregullime tipike antisociale të personalitetit. Ekipi që ka kryer studimin, shpreson që rezultatet mund të ndihmojnë në bindjen e autoriteteve kompetente që të bëjnë më shumë për të edukuar personat mbi mënyrat se si duhet të sillen. Përmes identifikimit të personave që manifestojnë elementë të çrregullimit antisocial është e mundur të kryhen ndërhyrje të shënjestruara dhe të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e masave dhe respektimin e tyre.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!