MENU
klinika

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat

Rekord infektimesh/ 257 raste të reja me COVID-19 dhe pesë viktima

15.10.2020 - 15:43

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit një tjetër rekord është regjistruar në numrin e të infektuarve. 257 qytetarë janë testuar pozitivë, ndërsa pesë pacientë kanë humbur betejën me virusin. Kështu numri i te infektuarve qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 16212, ndersa ai i viktimave ne 439.

Fatmirësisht betejën me koronavirusin e kane fituar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 257

Të shëruar ne 24 orë 102

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1398

Testime totale 103,402

Raste pozitive 16212

Raste të shëruara 9864

Raste Aktive 5909

Humbje jete 439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2935

Durrës 620

Shkodër 439

Korçë 329

Fier 336

Lezhë 299

Elbasan 257

Vlorë 210

Berat 174

Kukës 167

Dibër 78

Gjirokastër 65

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!