MENU
klinika

"Do bëj gjithçka për kompromis me shqiptarët"

Rreziku i një Nagorni-Karabaku në rajon, “trembet” Vuçiç

03.10.2020 - 17:04

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se konfliktet e ngrira janë të rrezikshme, ndaj Serbia dëshiron një kompromis me shqiptarët.

Vuçiç theksoi gjatë një takimi me organizatat e Shoqërisë Civile ka theksuar për këtë janë të rëndësishme edhe nismat rajonale:

“Konfliktet e ngrira kurrë nuk janë të mira dhe kjo nënkupton një konflikt në të cilin do të marrin pjesë fëmijët tanë.

Unë jam që problemet ti zgjidhim sot dhe nesër e jo ti lëmë për fëmijët tanë. Sic e keni parë konflikti Armeni-Azerbajxhan ka qenë I ngrirë 30 vjet dhe një mëngjes jemi ngritur dhe kemi parë luftë”.

Vuçiç ka shprehur dyshimin se kjo gjë mund të ndodh lehtë për shkak se ka thënë se bisedimet me shqiptarët janë mjaft të vështira, pasi Kosova shpesh nuk përmbush obligimet nga dialogu:

“Kjo jetë është sot për nesër dhe jo vetëm për ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për Beogradin e Prishtinën, por edhe për Tiranën e të gjithë ne, pasi nuk e dimë çfarë sjell dita e nesçërme.

Andaj derisa të jem president do të bëjë gjithçka që t’i afrohemi zgjidhjes së kompromisit edhe pse siç më duket sot, gati kurrë nuk kemi qenë më larg prej kësaj”.

Presidenti serb theksoi se vendi i tij dëshiron mbi të gjitha mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe njëkohësisht zhvillim ekonomik në Serbi dhe rajon.