Shqipëria dhe SHBA do të nënshkruajnë ditën e nesërme, përkatësisht 03 Tetor, marrëveshjen e rëndësishme prej ku lajmërohet se do të vendoset se kjo e fundit të financojë projektin e HEC-it të Skavicës.
Ky lajm u zbulua nga vetë kryeministri Rama, gjatë konferencës së përbashkët të ditës së sotme me kryeministrin e Kosovës.
Rama u pyet nga gazetarët lidhur me premtimin për financimin e hidrocentralit të Skavicës dhe lidhur me idenë se do të marrë pjesë dhe Kosova.
“Na dogje një lajm, për respekt tuaj po e them sot se do e dëgjonit nesër,- i tha Rama, gazetarit nga Kosova, – ne me SHBA nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do të financohet nga SHBA, një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë, çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë përiudhë për çështet e shprehura në letrën e Presidentit”.
Po ashtu, në rrjedhën e të rejave, kryeministri lajmëroi dhe një akt të SHBA-ve përkundrejt Shqipërisë.
“Po ashtu SHBA kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë ne Europë pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë.
Këto janë xheste në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë dhe qeverisë së sotme dhe qeverisë së tyre”,- vijoi Rama.