MENU
klinika

Paralajmërimi i SHBA-së

SHBA: Nëse Turqia ka aktivizuar raketat, do dënohet

16.10.2020 - 21:26

Turqia lëshoi ​​një raketë nga bregu i Detit të Zi sot në një zonë ku ushtria pritej të testonte sistemin raketor S-400 rus.

Pamjet treguan një kolonë të ngushtë tymi që ngrihej lart në ajër mbi qytetin bregdetar të Sinopit.

Turqia ka lëshuar njoftime për të kufizuar trafikun ajror dhe detar për të lejuar provat. Njoftimi skadoi sot kur edhe filloi kryerja e provave.

Ministria e Mbrojtjes turke as nuk dha asnjë komunikim lidhur me provat e bëra ditën e sotme.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, në një deklaratë tha se SHBA  është në dijeni të veprimeve të palës turke dhe se ka deklaruar ndaj qeverisë turke se blerja e raketave ruse është krejt e papranueshme.

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Turqinë kundër aktivizimit të sistemit të raketave S-400 për disa vjet me radhë por si duket asgjë nuk është marrë në konsideratë prej saj.

Ortagus, në të njëjtën deklaratë, tha se “SH.B.A.-ja ka qenë e qartë që sistemi S-400 të mos operacionalizohet. Ne gjithashtu kemi qenë të qartë për pasojat e mundshme serioze për marrëdhënien tonë nëse Turqia aktivizon sistemin”.

Administrata Trump ka patur hezitim deri në këto momente ndaj Turqisë për këtë çështje.

Zëdhënësi Kryesor i Pentagonit, Jonathan Rath Hoffman, mbajti një qëndrim me administratën e shtetit të SHBA-së por shtoi se S-400 “nuk duhet të aktivizohen”.

Hoffman shtoi se s-400 vazhdon të jetë një pengesë për përparimin e marrëdhënieve dy palëshe.

Pentagoni tha, “Një sistem operativ S-400 nuk është në përputhje me angazhimet e Turqisë si një Aleat i SHBA dhe NATO”.

Ndër të tjera në deklaratë u tha, “Nëse konfirmohet aktivizimi i tyre, ne do të dënonim shumë ashpër lëshimin e raketës S-400 si të papajtueshme me përgjegjësitë e Turqisë si një Aleat i NATO-s dhe partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.”

Nëse konfirmohet, aktivizimi i raketave ka të ngjarë të shkelë Ligjin e Kundërvënies së Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i cili dënon ata që bëjnë biznes në sektorin e mbrojtjes me Rusinë.

Të shtunën ligjvënësit e SH.B.A. i shkruan sekretarit të Shtetit Mike Pompeo duke i kërkuar të vendosë sanksione ndaj Turqisë pas raporteve të përdorimit të raketave S-400.

SH.B.A. ka shprehur vazhdimisht shqetësimin se përdorimi nga Turqia i sistemit të mbrojtjes ruse mund të rrezikojë sigurinë operacionale të NATO-s.

Turqia dhe SH.B.A. janë në mosmarrëveshje rreth disa çështjeve të tjera rajonale duke përfshirë tensionet me Greqinë në Mesdheun lindor dhe përfshirjen e Turqisë në konfliktin e Nagorno-Karabakut.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN