MENU
klinika

Analiza

SHBA nuk duhet ta konsiderojë më Turqinë aleate

11.10.2020 - 20:13

Demokracia e kufizuar dhe jo ideale e Turqisë është shkatërruar nën sundimin e Rexhep Taip Erdogan dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë së e perceptuari vendin autokratik, me të cilin ndajnë interesa të ndryshme të sigurisë, si një aleat, shkroi Doug Bandow, nga Instituti i Uashingtonit.

NATO gjithmonë ka paguar një çmim të lartë për përfshirjen e Turqisë në aleancë, tha Bandoë në artikull. Ai theksoi se Ankara-ja u bë një roje rajonale pa marrë asnjëherë përsipër detyra serioze.

Dhe së fundmi, Partia qeverisëse e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e Erdoganit, gjatë 18 viteve të fundit në pushtet, tha analisti, ka sakrifikuar “sundimin e ligjit, liritë individuale dhe procedurat demokratike” për të rritur fuqinë e regjimit autokratik.

Ndërkohë, Turqia është e angazhuar në luftërat në Siri dhe Libi. Vendi ka filluar operacione të përsëritura ushtarake kundër forcave kurde në Irak ndërsa ka pretendime territoriale në Mesdheun Lindor që çuan në mosmarrëveshjet me Greqinë dhe Qipron.

Turqia gjithashtu ka dhënë mbështetjen e saj të Azerbajxhanin në konfliktin e tij me Armeninë rreth rajonit të shkëputur të Nagorbno-Karabakut. Ankara-ja është akuzuar për dërgimin e mercenarëve sirianë në rajon.

Të gjitha këto zhvillime tregojnë për një politikë të jashtme gjithnjë e më armiqësore, sipas Bandoë, dhe kjo nënkupton se Ankara-ja tani ka më shumë të ngjarë të lidhë një aleancë me Moskën sesa me Brukseli-n.

Në moshën 66 vjeç, Erdogan mund të sundojë vendin një tjetër dekadë ose më shumë, me islamizmin dhe nacionalizmin e tij që gëzojnë mbështetje të fortë në vend dhe antagonizmin e tij ndaj Perëndimit, Shtetet e Bashkuara në veçanti.

“Turqia ka të ngjarë të mbetet e distancuar nga Amerika dhe Perëndimi,” tha ai, duke bërë thirrje që Uashingtoni të miratojë një politikë më reale ndaj Ankarasë.

“Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me këtë të fundit kur është e mundur dhe të përballen me të kur është e nevojshme,” tha ai.

“Më e rëndësishmja, administrata e ardhshme duhet të ndalojë së pretenduari se Turqia është një aleate për të mos folur më tej për besueshmërinë e saj.”

Përkthyer dhe përshtatur nga dailynews/ F.H, konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdon kërcënimet dhe nis "Stuhi në Mesdhe"

“Ai përdor refugjatët si armë”, Turqia i përgjigjet Austrisë