MENU
klinika

"Uroj të jetë meme, përndryshe…"

“Shiptarima”, Rama shpërthen ndaj ministrit serb, llogari Vuçiçit

03.10.2020 - 14:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri dje ministri i Mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, i cili përdori ndaj shqiptarëve termin fyes; “shiptarima” dhe tha se po krijohet “Shqiperia e Madhe”.

Përmes një mesazhi në Twitter Rama i është drejtuar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, ku uron që qëndrimi i Vulin të jetë një meme.

“A është kjo e vërtetë kjo apo është një meme që tallet me trurin e kulluar nga gojën e pistët që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit mjeranë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, tha Rama.

  • DEKLARATA E VULIN

Vulin në një deklaratë dje për mediat e nisi fjalimin e tij duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ku sipas tij, formimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kërcënon paqen në Ballkan.
Ndër të tjera Vulin lëshoi akuza dhe për kryeministrin Edi Ramës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin teksa “Shqipëria e Madhe” po formohet. Vulin tha se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”.

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tashmë Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. “Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre”, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen. “Shqipëria e Madhe” është një katastrofë të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët”, tha Vulin.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat