MENU
klinika

‘Covid-i nuk pyet’

Silva Bino e ISHP tregon rastin e saj dhe bën thirrje për kujdes: Kalova një formë të rëndë, e provova vet

24.10.2020 - 09:58

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino, përmes një video-mesazhi u bën thirrje njerëzve që të tregojnë kujdes për veten dhe të afërmit e tyre, pasi Covid-19 ekziston dhe virulenca nuk ka ndryshuar.

Ajo tregon eksperiencën e saj në përballjen me infeksionin, ndërsa thotë se ka kaluar një formë rëndë. Bino ka marrë shërbim në spitalin Infektiv dhe pas dy javësh e ka fituar betejën.

“Covidi ekziston. Covidi paraqitet në disa forma midis të cilave janë forma të lehta, mestare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca sic thuhet shpesh herë nuk ka ndryshuar. Pra shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë. Personalisht kalova një formë të rëndë, pra e provova vet cdo të thotë të kalosh Covid në formë të rëndë. Për të gjithë ata që nuk besojnë, duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore, nga të cilat ka shumë. Të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja, kur nuk mbushesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin. Dhe duhet pikërisht opër këtë arsye të jenë të kujdesshëm, të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre, pavarësisht moshës, pavarësisht kanë apo jo sëmundje shoqërurese. Covidi nuk pyet”, shprehet Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!