MENU
klinika

Këshillat e OBSH për pandeminë

“Strategjia e imunitetit të masës është e parealizueshme”

31.10.2020 - 18:54

Strategjia e imunitetit të masës ndaj COVID-19 është moralisht e pandërgjegjshme dhe e parealizueshme, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një konferencë për media, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, ndau histori të dëgjuara nga njerëzit që po përballen me efekte afatmesme dhe afatgjata të infeksionit COVID-19.

Ajo që shqetëson në të vërtetë është spektri i gjerë i simptomave që luhaten me kalimin e kohës. Shpesh, mbivendosja e këtyre simptomave mund të ndikojë në çdo sistem në trup. Nga lodhja, kollitja dhe gulçimi, deri te pezmatimi dhe dëmtimi i organeve kryesore , përfshirë mushkëritë dhe zemrën. Madje, përfshijmë këtu edhe efekte neurologjike dhe psikologjike. Edhe pse ne jemi ende duke mësuar për virusin, ajo që është e qartë, është se ky nuk është vetëm një virus që merr jetë njerëzish. Për një numër të konsiderueshëm të tyre, ky virus paraqet një sërë efektesh serioze afatgjata. Drejtori i përgjithshëm tha se strategjia e imunitetit të tufave natyrore është moralisht e pandërgjegjshme dhe e parealizueshme, duke shtuar se vaksinat e sigurta dhe efektive janë mënyra e vetme për ta bërë të mundur.

“Është e pamundur e ashtuquajtura strategji e imunitetit natyror të masës. Jo vetëm që do të çonte në miliona vdekje të tjera të panevojshme, por gjithashtu do të çonte në një numër të konsiderueshëm të njerëzve që përballen me një rrugë të gjatë për shërim të plotë. Imuniteti i masës është i mundur vetëm me vaksina të sigurta dhe efektive që shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë botën. Dhe derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar transmetimin.”

Ai gjithashtu theksoi se qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë më të mirën e tyre për të frenuar përhapjen e virusit përpara se të zhvillohet vaksina. Komiteti i Emergjencave i OBSH-së për COVID-19, pas një takimi dy-ditor, njëzëri ra dakord të premten që pandemia ende të përbënte një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Pandemia vazhdon të kërkojë një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare, sipas komitetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


13 gjëra që askush nuk jua thotë për koronavirusin

Jeni të lodhur nga lajmet e frikshme?

Ja ç'sugjerojnë ekspertët për të ruajtur qetësinë dhe menaxhuar stresin!

“Të ruash mendjen” në kohë Koronavirusi


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!