MENU
klinika

Njerëz të shtrirë në rrugë dhe ndërtesa të shkatërruara

Tërmet në Izmir/ Ambasadori shqiptar në Turqi: Nuk ka shqiptarë të lënduar

30.10.2020 - 14:32

Një tërmet i fortë është regjistruar pak minuta më parë në ishujt Dodekanezë të Greqisë.

Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka qenë i magnitudës 6.9 i shkallës rihter, dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë dhe ishujt grekë – A2 CNN

Epiqendra është regjistruar në det, vetëm 13 kilometra nga Neon Karlovasion në Greqi dhe 66 kilometra nga qyteti i Izmirit në Turqi.

LIVE/ Pamjet pas tërmetit në Turqi, Erdogan: Kemi marrë masat, me të gjitha mjetet pranë qytetarëve të prekur në Izmir - Balkanweb.com - News24

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, përmes një reagimi të pak minutave më parë në Twitter, Erdogan shkruan se të gjitha autoritetet janë në terren dhe po punojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të evakuuimit.

Strong earthquake in Aegean Sea topples buildings in Turkeys Izmir province - anews

“.. jemi pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, shkruan Edrogan.

Last minute: Severe earthquake in Izmir! Shook the Aegean and Marmara - Somag News

Sipas raportimeve paraprake, disa ndërtesa janë shembur në qytetin turk të Izmirit. Pamjet e frikshme kanë vërshuar në rrjetet sociale.

Qyteti duket i mbuluar nga pluhuri pas shembjes së ndërtesave, ku dyshohet edhe për viktima. Lëkundjet kanë qenë tepër të forta, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe janë ndjerë deri në Athinë.

Strong earthquake shakes Greece and tumbles buildings in Turkey | Euronews

Në zonat bregdetare raportohet se tërmeti ka shkaktuar tërheqjen e detit, duke ngjallur frikë për cunami.

Autoritetet në Turqi raportojnë se qytetet e prekura më tepër janë Seferihisar, Urla, Kusadasi, Bornova, Goztepe, Bostanli dhe Mavisehir.

Turkey earthquake – Massive 7.0 quake rocks Izmir destroying buildings and 'triggering tsunami' as people flee

“Ishte një tërmet shkatërrues”. Kështu është shprehur ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo.

Në një intervistë për News24, diplomati thotë se në zonën e Izmirit ka shumë shqiptarë, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!