MENU
klinika

Rama publikon vlerësimin për sistemin shëndetësor

”The Lancet”: Shqipëria me pikët më të larta në rajon

27.10.2020 - 07:59

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të vlerësimit të prestigjiozes botërore “The Lancet”, cila vlerëson sistemin e shëndetësisë të shteteve.

Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë dhe mban më shumë pikë se vendet e tjera të rajonit dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Evropian.

Videoja nis me një deklaratë të Partisë Demokratike në të cilën thuhet se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri ka dështuar duke renditur disa nga gabimet e qeverisë. Më pas duke treguar artikullin e ‘The Lancet’, në video shihet tabela me pikë e cila tregon se Shqipëria ka grumbulluar 70 pikë, duke e bërë atë vendin me vlerësimin më të lartë në rajon.

Krahas videos, Kryeministri shkruan: MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!