“Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar politikën e “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Gadishullin Ballkanik”, kështu është shprehur në një deklaratë Ministria e Jashtme Ruse.
Kjo deklaratë erdhi pas takimit të dy qeverive, shqiptare me atë kosovare.
“Krijohet një përshtypje e paqartë. Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e Shqipërisë së Madhe. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse.
Ky reagim vjen si një mbështetje edhe ndaj Serbisë, ku ministri i Jashtëm serb, Aleksandar Vulin e quajti po ashtu përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, çka pasoi më pas edhe me replika të kryeministrit Edi Rama.