Nagorno-Karabakh është një rajon pa dalje në det i vendosur në Kaukazin e Jugut dhe që gjeografikisht i përket pllajës armene.
Ndodhet në skajin jug-lindor të vargmalit të Kaukazit dhe ka një sipërfaqe prej 8223 km².
Nagorno vjen nga rusishtja që do të thotë malor. Rajoni i Karabaku i sipërm është ndryshon nga ai i poshtëm që prek kryesisht fushën që shtrihet midis lumenjve Kura dhe Aras. Rajoni është kthyer në shesh beteje mes dy vendeve fqinje, Armenisë dhe Azerbajxhanit të cilët të dy kanë pretendime për territor në të dhe rajonet përreth.
Si lindi konflikti për Nagorno-Karabakhun dhe cili vend u bë shkaktar?
Konflikti i hershëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakhut, shpërthen në mënyrë të përsëritur prej dhjetëra vitesh.
Lufta mes tyre ka nisur pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, duke vrarë më shumë se 30,000 njerëz dhe duke zhvendosur 1 milion të tjerë nga këto territore.
Përkundër përpjekjeve të ndërmjetësimit nga SH.B.A., Rusia dhe Franca, asnjë marrëveshje paqeje nuk u nënshkrua kurrë mes dy vendeve në konflikt. Periudha e fundit e luftimeve që filloi më 27 shtator ndryshon nga shumë përplasje të mëparshme që nga fundi i luftës në 1994-ën.
Armenia dhe Azerbajxhani i sotëm prej shekujsh kanë qënë toka kufitare mes perandorive të atëhershme, ruse, osmane dhe persiane. Dy komunitetet nisën të luftonin ndërsa perandoritë po binin gjatë fundit të Luftës së Parë Botërore dhe po tentonin të formonin shtete të pavarura me Rusinë që përkrahte Armeninë dhe Turqinë që përkrahte Azerbajxhanin.
Nagorno-Karabakh ka qënë një qendër konflikti prej fillimit pasi rajoni malor ka një popullsi të përzierë armene dhe azere dhe shihet nga të dy kombet si qendër e historisë dhe identitetit të tyre kombëtar.
Pasi Bashkimi Sovjetik mori kontrollin e dy shteteve të sapo krijuara në vitin 1921, udhëheqësi i atëhershëm, Josef Stalin “mbolli farërat” për mosmarrëveshjen e sotme. Ai ia dha Nagorno-Karabakh-un Azerbajxhanit por më pas në 1923 e rishpalli rajon autonom, me kufij që i dhanë rajonit malor një popullsi që ishte më shumë se 90% armene. Konflikti i parë mes tyre shpërtheu në 1988, pasi u bë e qartë se ditët e perandorisë Sovjetike ishin të numëruara.
Historiku i përplasjeve ndër dekada mes Armenisë dhe Azebrajxhanit për Nagorno-Karabakhun.
Lufta (1988–1994): Lufta e Nagorno-Karabakut nisi në fund të viteve 1980 deri në maj 1994, në rajonin e Nagorno-Karabakut mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Parlamenti i këtij rajoni kishte votuar në favor të bashkimit me Armeninë. U mbajt një referendum, i bojkotuar nga popullsia azerbajxhanase e Nagorno-Karabakut, ku shumica e votuesve votuan pro pavarësisë së tij nga Armenia. Përpjekja për t’u bashkuar me Armeninë, e cila rifilloi përsëri në 1988, filloi në një mënyrë relativisht paqësore. Ndërsa shpërbërja e Bashkimit Sovjetik po afrohej, tensionet gradualisht u rritën në një konflikt gjithnjë e më të dhunshëm midis armenëve etnikë dhe azerbajxhanasve etnikë.
Luftime të ashpra shpërthyen në fund të dimrit të vitit 1992. Ndërmjetësimi ndërkombëtar nga disa grupe, përfshirë Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), nuk arritën të sjellin zgjidhje. Nga fundi i luftës në 1994, armenët kishin në kontroll të plotë pjesën më të madhe të rajonit dhe gjithashtu mbanin dhe kontrollonin afërsisht 9% të territorit të Azerbajxhanit jashtë tij. Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia u nënshkrua në maj 1994.
Përplasjet në kufi 1994-2016: Përplasjet e Mardakert filluan në mars të 2008-ës pas protestave të zgjedhjeve armene në 2008. Ky vit shënon luftimet më të ashpëra në rajonin e Nagorno-Karabakhut nga viti 1994 kur edhe u nënshkrua armëpushimi.
Lufta e Nagorno-Karabakut në 2010 nisi me një shkëmbim zjarri të ndërsjellë më 18 shkurt në vijën kufitare që ndan forcat ushtarake të Azerbajxhanit dhe ato armene të Karbakhut. Azerbajxhani akuzoi forcat armene për të shtënat në fshatrat, Tap Qaraqoyunlu, Qızıloba, Qapanlı, Yusifcanlı dhe Cavahirli.
Midis vitit 2008 dhe 2010, 74 ushtarë u vranë nga të dy palët.
Në 2011-2013 luftimet vazhduan.
Në fund të prillit 2011, përplasjet kufitare vranë tre ushtarë të Nagorno-Karabakut, ndërsa më 5 tetor, dy ushtarë azerbajxhanas dhe një armen u vranë. Gjatë gjithë vitit, 10 ushtarë armenë u vranë.
Vitin pasues, përplasjet kufitare midis forcave të armatosura të Armenisë dhe Azerbajxhanit u zhvilluan nga fundi i Prillit deri në fillim të Qershorit. Përplasjet rezultuan në vdekjen e pesë ushtarëve Azerbajxhanas dhe katër armenëvë. Në përgjithësi gjatë vitit 2012, 19 ushtarë azerbajxhanas dhe 14 armenë u vranë. Një raport tjetër përcakton numrin e të vdekurve nga Azerbajxhani në 20.
Gjatë vitit 2013, 12 ushtarë azerbajxhanas dhe 7 armenë u vranë në përleshjet kufitare. Në vitin 2014, shpërthyen disa përleshje kufitare që rezultuan në 16 vdekje në të dy palët deri më 20 qershor. Në vitin 2015, u vranë 42 ushtarë armenë dhe 5 civilë ndërsa vazhduan përplasjet kufitare.
Lufta katër ditore në 2016
Gjatë gjithë janarit dhe shkurtit 2016, katër ushtarë armenë dhe katër azerbajxhanas u vranë në luftimet në kufirin e Nago-Karabakut. Viktima e parë e vitit 2016 ishte një ushtar i Nagorno-Karabah, Aramayis Voskanian, i cili u vra nga një snajperist azer.
Midis 1 dhe 5 prillit 2016, luftimet e ashpra përgjatë vijës së frontit të Nagorno-Karabakut lanë të vrarë 88 ushtarë armenë dhe 31–92 azerbajxhanas.
Një ushtar i Nagorno-Karabakut u vra nga një snajperist azerbajxhanas më 7 janar 2018. Dhe pas tij pati sulme të tjera me snajper nga ana e Azerbajxhanit duke vrarë disa ushtarë.
Përleshjet e mëtejshme pranë Tavushit u zhvilluan në korrik të vitit 2020. Trembëdhjetë azerbajxhanas, përfshirë një civil dhe pesë armenë u vranë. Në një përplasje kufitare më 16 shtator, një ushtar armen u vra; pesë ditë më vonë, një ushtar azerbajxhanas u vra.
Më 27 shtator, përplasjet u bënë serioze në Nagorno-Karabak duke bërë që Armenia të shpallte ligjin ushtarak dhe mobilizimin. Në të njëjtën ditë, Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli ligjin ushtarak dhe vendosi shtetrrethim në disa qytete dhe rajone pas përplasjeve. Për sa i përket viktimave, përplasjet ishin më të këqijat që nga viti 2016 dhe shkaktuan alarm në komunitetin ndërkombëtar.
Si ka kontribuar historia e Armenisë në këtë përplasje me Azerbajxhanin?
Genocidi i vitit 1915, në të cilin regjimi osman vrau deri në 1.5 milionë armenë, i largoi ata nga Anadolli dhe u la plagë të thella në memorien kombëtare. Frika nga Turqia e bëri Armeninë jashtëzakonisht të varur nga Rusia për mbështetjen ushtarake që merrte prej saj. Pas gjithë kësaj shumë Armenë filluan t’i shihnin Azerianët si prototurq. Azerbajxhanët flasin turqisht, por ata janë kryesisht myslimanë shiitë, ndërsa turqit janë kryesisht sunitë. Gjatë Perandorisë Osmane, Turqia e sotme ishte shtëpia e një bashkësie të lulëzuar etnike armene.
Por ndërsa perandoria filloi të rrëzohej gjatë Luftës së Parë Botërore, autoritetet osmane ishin përgjegjëse për vrasjen e 1.5 milionë armenëve, një vrasje masive që edhe sot ka lënë plagë në popullatë. Sot, ka ende rreth 35.000 dhe 70.000 armenë që jetojnë në Turqi, kryesisht të vendosur në Stamboll, ku ata vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të trashëgimisë multikulturore të qytetit.
Gazetari, Aris Nalci ka rrëfyer se bashkësia armene edhe një herë ndihet nën kërcënim prej palës turke veçanërisht pas mbështetjes që po i jep Azerbajxhanit në këtë betejë. “Shumica e armenëve tashmë ishin të gatshëm dhe po mendonin të shkonin jashtë vendit. Tani ata janë edhe më të etur për t’u larguar,” tha Nalci. Ndërsa disa familje ishin larguar për në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Pse Turqia ka interes të mbështesë me Azerbajxhanin në konflikt?
Turqia ka kufi të mbyllur dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me Armeninë, pjesërisht për shkak të konfliktit të Karabakhut dhe pjesërisht për shkak të tensionit më të gjerë mbi gjenocidin e vitit 1915. Në të kundërt, Azerbajxhani furnizon Turqinë me gaz natyror dhe naftë të papërpunuar përmes tubacioneve që kalojnë 10 miljeve nga kufiri Azerbajxhan-Armeni dhe 30 milje nga zona e konfliktit. Si rezultat, Turqia ka kohë që është në anën e Azerbajxhanit në mosmarrëveshjen e Karabakhut.
Në korrik, pas një përplasje të mëparshme armene-azeriane, ushtria e Turqisë zhvilloi stërvitje të përbashkëta me atë të Azerbajxhanit. Më 1 tetor, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi thirrjet për një armëpushim nga i ashtuquajturi Grupi i Minskut, i kryesuar nga Rusia, SH.B.A. dhe Franca. Turqia ka shtuar forcat ushtarake, gjashtë herë këtë vit për aleatin e saj të ngushtë Azerbajxhanin.
Për Erdogan, qëndrimi mbështetës ndaj Azerbajxhanit është një përparësi strategjike dhe një domosdoshmëri e kushtueshme që forcon strategjinë e tij të “shfaqjes së muskujve ushtarakë” jashtë vendit. Presidenti e ka përshkruar mbështetjen e Ankarasë për Azerbajxhanin si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të fituar “vendin e merituar në rendin botëror”.
Qëndrimi i Rusisë në konfliktin e Nagorno-Karabakhut.
Për dy vendet pjesë e ish-bashkimit Sovjetik dhe fati i të cilëve u përcaktua nga BS, Rusia po tenton ndër vite të arrijë një armëpushim si bashkëdrejtues i grupit të Minskut që u krijua në 1992 nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë ( OSCE), nuk e detyroi Jerevanin të ndalonte përplasjet. Një armëpushim me ndërmjetësimin e Rusisë u arrit në vitin 1994 dhe një javën e kaluar por që zgjati shumë pak fatkeqësisht.
Moska, e cila ka dy baza ushtarake në Armeni dhe organizoi një stërvitje në shkallë të gjerë ka marrë një qëndrim të tipit, “prit dhe shiko”, ndryshe nga periudha e mëparshme. Për më tepër, Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve dhe municioneve në Armeni.
Ndërsa Moska zyrtarisht bëri thirrje për një armëpushim, nuk e detyroi Jerevanin të ndalonte përplasjet. Sipas disa ekspertëve, Rusia do të marrë një rol më aktiv dhe do përpiqet të mbrojë status kuo-në në rajon nëse Azerbajxhani vazhdon të përparojë me luftimet. Moska ka filluar të përqendrohet në zgjerimin e fuqisë së saj pas tërheqjes së Uashingtonit. Pasi rriti ndikimin e saj në Siri, Presidenti rus Vladimir Putin, filloi të ishte aktiv në Libi. Në ditët e sotme, Putini dëshiron të ketë influencë në Nagorno-Karabakh. Ankaraja është aktori kryesor që mund të konkurrojë me Moskën në rajon.
Nuk ka dyshim se të dy vendet kanë qënë rivalë gjatë epokave të Perandorisë Osmane dhe Luftës së Ftohtë, por në ditët e sotme, edhe brenda luftës për pushtet, secili dëshiron të rrisë bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe në ekonomi dhe mbrojtje duke ulur konfliktin në Siri. Për shembull, Moska dhe Ankaraja kanë interesa të ndryshme duke filluar nga Krime-ja, Mesdheu Lindor deri në Libi dhe Kaukaz.
Para se të fillonte konflikti midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Rusia dërgoi armë në Jerevan dhe zhvilloi një stërvitje ushtarake. Ankaraja deklaroi se po fillonte një stërvitje të ngjashme në Baku në të njëjtën periudhë. Që kur rifilloi konflikti më 27 shtator, Turqia ka vazhduar mbështetjen e saj të pakushtëzuar për Azerbajxhanin. Për vite, Ankara-ja dhe Baku u kujdesën për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe në industrinë politike, ushtarake, ekonomike, kulturore dhe të mbrojtjes.
Pse nuk arrihet armëpushimi në Nagorno-Karabakh?
Deri më tani, Azerbajxhani ka bërë disa tentativa për të çliruar disa nga territoret e tij nga pushtimi armen.
Forcat e armatosura të azerbajxhanit kanë marrë më shumë se 14 fshatra dhe vendndodhje strategjike.
Armenët, ndërkohë, kanë sulmuar qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja. Ndërsa pala azerbajxhanase është përqendruar në rifitimin e Nagorno-Karabakut dhe rajoneve përreth mes përshkallëzimit të fundit ushtarak, pala armene po përpiqet të thellojë më tej konfliktin duke sjellë mbështetjen e forcave të jashtme.
Përse Armenia pengon armëpushimin?
Së pari, ushtria armene ishte në prag të kolapsit.
Kur forcat ajrore të Azerbajxhanit kryen një operacion të suksesshëm kundër objektivave tokësorë armene, ajo shkatërroi dhjetëra automjete të blinduara dhe disa armenë u larguan nga fronti në rajone të ndryshme të konfliktit.
Së dyti, pala armene dëshiron të arrijë një armëpushim për të fituar ca kohë. Jerevani e di se i duhet një pushim për të rivendosur fuqinë e tij. Armenia dëshiron të forcojë kapacitetin e saj luftarak sepse disa vende, të tilla si Rusia dhe Franca, mund të dërgojnë armë dhe municione. Për më tepër, duke deklaruar armëpushimin, Jerevani dëshiron të rivendosë status kuo-në, e cila është në favor të Armenisë.
Së treti, armenët duan një ndalje të luftimeve nën patronazhin e Moskës, mbështetësit kryesor të Jerevanit gjatë pushtimit të Nagorno-Karabakut dhe rajoneve të tij përreth. Që nga ajo kohë, Rusia është mbrojtësi kryesor i vendit. Ata ende vazhdojnë të mbështesin shtetin armen, në të cilin kanë shumë baza ushtarake dhe të cilëve u ofrojnë armë. Moska, megjithatë, dëshiron të ndëshkojë kryeministrin aktual të Armenisë, i cili është një politikan pro-amerikan. Prandaj, Rusia do të lejojë sulmet e Azerbajxhanit derisa Moska të arrijë objektivat e saj në lidhje me Jerevanin.
Së katërti, forcat e armatosura armene shkelën armëpushimin dhe rifilluan bombardimin e civilëve në qytete të ndryshme të Azerbajxhanit. Jerevani e di mirë që bota pa qartësisht shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës në vitet 1990. Prandaj, Armenia ndihet e lirë të shkelë të drejtat e njeriut dhe të kryejë krime lufte sa herë që dëshiron. Për shembull, përkundër rrëfimeve nga autoritetet armene, asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka fajësuar Jerevanin për masakrën në Khojaly në 1992.
Së pesti, Armenia dëshiron të vazhdojë sulmet e saj në Nagorno-Karabakh për aq kohë sa të arrijë të deklarojë aneksimin e saj.
Përse grupi i Minskut nuk po arrin zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabakh?
Franca, e cila me SHBA-në është një bashkë-kryesuese e Grupit të Minskut, aktualisht po përdor një diskurs të fortë në politikën e saj të jashtme, ndryshe nga anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian. Administrata e Presidentit francez, Emmanuel Macron dëshiron të luajë një rol aktiv në Mesdheun Lindor dhe në Libi. Për më tepër, Parisi synon të rrisë bashkëpunimin kundër Ankarasë dhe të kufizojë Turqinë me Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Greqinë.
Administrata Macron ka filluar të përdorë të njëjtën retorikë për Nagorno-Karabakun. Nga ana tjetër, axhenda e Uashingtonit është e ndryshme nga vitet e mëparshme. Sipas Presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, vendet e rajonit duhet të gjejnë zgjidhje për problemet rajonale mes tyre. Përkundër kësaj politike që përshkruhet si “pasiguri politike” nga kritikët e tij në Uashington, Trump beson se kombet rajonale duhet të paguajnë koston e krizave në afërsi të tyre.
Për më tepër, administrata e Trump nuk dëshiron një tjetër problem të shtuar, para zgjedhjeve të nëntorit. Pasi filluan konfliktet në Nagorno-Karabak, Shtëpia e Bardhë nuk bëri asgjë përveçse thirrjes për një armëpushim midis palëve. Sipas shumë ekspertëve, kjo situatë u krijon mundësi të reja rivalëve të tillë si Rusia dhe rrit konkurrencën rajonale për energjinë.
Kostoja në jetë njerëzish e konfliktit.
Numri i vdekjeve në Karabak
Nga 27 shtatori deri më sot, mbi 20 civilë u vranë nga forcat azeriane dhe të paktën 101 civilë të tjerë janë plagosur. Dëmet në shkallë të gjerë janë shkaktuar gjithashtu në vendbanime, si dhe në infrastrukturë. Rreth 70.000 njerëz janë zhvendosur në përshkallëzimin e fundit, thonë zyrtarët. Në total, rreth 5.800 prona private janë shkatërruar dhe 520 automjeteve private. Dëme janë shkaktuar në 960 pjesë të infrastrukturës civile, objekte publike dhe industriale. Mësohet se ditën kur armëpushimi hyri në fuqi, forcat azeriane në qytetin e Hadrut vranë të paktën katër civilë. Sipas faqes së internetit armene ‘Civil Net’, e cila mbledh artikuj të bazuar në kërkime, të paktën 429 ushtarë etnikë armenë janë vrarë në konflikt deri më tani. Shumica që vdiqën ishin të rinj, rreth 20 vjeç.
Numri i të vdekurve në Azerbajxhan
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Azerbajxhan tha se mbi 41 civilë ishin vrarë deri më tani dhe që numri i personave të plagosur u rrit në 205. Sulmet nga Armenia kanë shkatërruar 1,165 shtëpi, 57 ndërtesa dhe 146 ndërtesa publike. Përplasjet nuk kanë kursyer askënd. Ndërsa konflikti ende vijon dhe çdo ditë ka viktima të reja në civilë dhe ushtarë…
Përkthyer dhe përshtatur nga: wikipedia, Dailynews, Reuters, Aljazeera/ F.H, konica.al