Uashingtoni ka kërcënuar me sanksione, duke argumentuar se blerja nga Ankaraja e sistemit të armëve ruse kompromentoi mbrojtjen e NATO-s.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan konfirmoi sot provën e parë të Turqisë të një sistemi të mbrojtjes raketore ruse, ndërsa hodhi poshtë kritikat nga Shtetet e Bashkuara.
“Është e vërtetë për provat, ato janë bërë dhe do të vazhdojnë,” u tha ai gazetarëve në Stamboll ditën e sotme një javë pasi dolën fjalë se ushtria turke po kryente gjuajtje provë të sistemit S-400.
“Ne nuk do kërkojmë leje nga Amerika.” Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni i SHBA-së u përgjigjën me zemërim ndaj provës nga ana e Turqisë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus tha të premten e kaluar se, nëse konfirmohet, Uashingtoni do ta konsideronte Turqinë “të papërshtatshme me përgjegjësitë si një aleate e NATO-s dhe një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara”.
Uashingtoni thotë se blerja nga ana e Ankarasë e sistemeve ruse S-400 kompromenton mbrojtjen e NATO-s dhe ka kërcënuar sanksione.
Turqia përballet me sanksione sipas një ligji të vitit 2017 të njohur si CAATSA, i cili urdhëron sanksione për çdo blerje “të rëndësishme” të armëve nga Rusia.
Vitin e kaluar, SH.B.A. pezulloi Turqinë nga programi i saj jet F-35.
Gjatë një vizite në Turqi në fillim të këtij muaji, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përsëriti se sistemi nuk mund të integrohej në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të aleancës.4
Ankaraja po akuzon Uashingtonin për dështimin në shitjen e sistemeve konkurruese të raketave Patriot të SHBA dhe ka justifikuar blerjen e sistemit rus me nevojën për mbrojtje të territorit. Turqia nënshkroi marrëveshjen S-400 me Rusinë në 2017.
Dorëzimet e katër baterive të para të raketave, me vlerë 2.5 miliard dollarë, filluan në korrik 2019.
Turqia fillimisht tha se S-400 do të ishte testohej në prill por që ka vonuar aktivizimin e sistemit për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së koronavirusit.
Testet S-400 vijnë në një kohë veçanërisht të rënduar në marrëdhëniet e Turqisë me aleatët e NATO-s – SH.B.A., Franca dhe Gjermania pasi Ankaraja rinisi kërkimin e gazit këtë muaj në ujërat e diskutuara me një tjetër anëtar i aleancës, Greqinë.
Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljazeera/ F.H, konica.al