MENU
klinika

Nuk përmbushen parashikimet

“Vaksina e koronavirusit jo para zgjedhjeve amerikane”

20.10.2020 - 15:29

Parashikimet e Presidentit Donald Trump për një vaksinë kundër koronavirusit para zgjedhjeve të 3 nëntorit, nuk do të përmbushen.

Të premten, gjigandi farmaceutik Pfizer njoftoi se nuk do të kërkojë autorizim emergjent për nxjerrjen e vaksinës së saj kundër koronavirusit deri në fund të nëntorit. Dy kompani të tjera kryesore janë në pritje. Një kompani e katërt, nuk ka gjasa të ketë rezultat deri në fund të vitit.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se një vaksinë do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, si pjesë e operacionit shumë të reklamuar nga administrata e tij “Operation Warp Speed”, e krijuar për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës. Shkencëtarë brenda dhe jashtë qeverisë kanë thënë prej kohësh se afati kohor nuk është realist. Duke pranuar situatën në fillim të muajit, Presidenti Trump fajësoi politikën pa dhënë shpjegime.

“Mendoj se duhet ta kemi para zgjedhjeve,” tha Trump përmes një videoje të postuar në Twitter pak pas daljes së tij nga spitali pas trajtimit për COVID-19. “Por sinqerisht, politika përfshihet, dhe kjo është situata, ata duan të luajnë lojërat e tyre. Do të jetë menjëherë pas zgjedhjeve.”

Në një deklaratë të premten, shefi i kompanisë Pfizer,Albert Bourla tha se deri nga fundi i tetorit do të dihet nëse vaksina funksionon. Por nuk do të kalojë provat e sigurisë deri në fund të nëntorit.

“Siguria është dhe do të mbetet përparësia jonë kryesore,” tha Bourla.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!