MENU
klinika

Çfarë e shtyu qeverinë shqiptare të merrte këtë vendim?

Vendimi, gjobat për maskat nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë

13.10.2020 - 13:04

Mosmbajtja e maskës në ambientet jashtë do t’iu kushtojë qytetarëve 2 mijë deri në 5 mijë lekë gjobë, që do të mblidhet përmes faturës së dritave.

Akti Normativ do të miratohet të mërkurën, ndërsa efektet do të nisin duke filluar nga e enjtja e 15 tetorit.

GJOBAT

Burime nga Ministria bëjnë me dije se variantet në diskutim për gjobat janë 2 mijë, 3 mijë dhe 5 mijë lekë për individët, por të mërkurën do të mund të thuhet me siguri se sa do të jetë masa ndëshkimore për çdokënd që do të guxojë të kalojë pragun e shtëpisë pa qenë i pajisur me maskë.

“Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes së tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre”, ka apeluar një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë.

VENDIMI

Por cilat ishin arsyet e mundshme që diktuan marrjen e këtij vendimi, teksa kemi hyrë në javën e 42-të të pandemisë?

Kryeministri që nxitoi të komunikonte vendimin qysh në fundjavë tha se kjo po bëhet për të evituar një karantinë të dytë. Por në fakt, situata në dy spitalet COVID është ajo që ka shqetësuar së tepërmi autoritetet. Në Spitalin Infektiv dhe në Senatorium numri i të shtruarve ka shkuar në 244, çfarë do të thotë se po punohet me kapacitet të plotë e në këto kushte që prej kësaj jave duhet të hapet edhe struktura e tretë, që janë ish-kirurgjitë në QSUT.

Por në vend të kësaj, vjen vendimi surprizë për mbajtjen e maskave edhe në rrugë. Natyrshëm lind pyetja nëse Qeveria i ka kapacitetet për të cilat ka trumbetuar këto javë apo sistemi shëndetësor rrezikon vërtetë të futet në kolaps me rritjen e shifrave? Teksa komunikoi këtë lajm, Kryeministri tha se maska “do të jetë e detyrueshme kudo, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike, përveç shtëpisë, restorantit, apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty”.

Por a janë rrugët sot, apo hapësirat publike vatrat kryesore të infeksionit apo Qeveria po refuzon të vërë gishtin në plagë? Hetimi epidemiologjik ka treguar që kanë qenë spitalet, ceremonitë martesore e mortore, bizneset e fasonërisë, restorantet e baret deri edhe institucionet shtetërore që shërbyen si vatra infeksioni. Por ndërhyrja në këto sektore, do të kishte kosto për financat e brishta të kësaj Qeverie, ndaj edhe zgjidhja është parë te mbajtja e maskës në rrugë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!