MENU
klinika

Përgjigjja e kreut të Komisionit për Presidentin

Venecia refuzon opinionin urgjent, shqyrtimi në dhjetor

28.10.2020 - 08:01

Komisioni i Venecias ka zyrtarizuar se ka marrë në shqyrtim kërkesën e Presidentit Meta për t’u shprehur në lidhje me ndryshimin e Kodit Zgjedhor që u votua në 5 tetor dhe që të cilin ai e ktheu në Kuvend.

Në një letër të Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio për kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta theksohet për shkak të kohës së limituar deri në seancën plenare që është planifikuar mes datave 10 dhe 11 dhjetor, Komisioni ka refuzuar që të japë një “opinion urgjent”.

Në letër “Venecia” thekson se gjatë shqyrtimit do të merren në konsideratë edhe vlerësimet që do të japë edhe OSBEnë.

“Në përgjigje të letrës suaj të datës 21 tetor 2020, me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent ‘për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë’. Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, nën dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe për kompleksitetin e çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR-in. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias”, shkruhej në letrën e Buquicchio-s për Presidentin Meta.

Tashmë me këtë përgjigje të Komisionit të Venecias, shqyrtimi i 8 pyetje të Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor kanë një afat dhe do të jetë mes datave 10 ose 11 dhjetor, kur është planifikuar mbajtja e seancës plenare të radhës.

LETRA E METËS

Por më herët gjatë ditës së djeshme, Presidenti Meta iu drejtua Kuvendit për të mos e shqyrtuar dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor pa pasur një opinion nga Komisioni i Venecias. Në letrën drejtuar Kuvendit, Presidenti Meta theksonte se komisionet duhet të fusin në rendin e ditës së tyre dekretin për Kodin, pasi të kenë marrë në dorë rekomandimet e specializuara nga “Venecia”.

“Në vijim të shkresës sonë nr. 3430/1 Prot., datë 23.10.2020, përmes së cilës ju kemi përcjellë Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11797, date 22.10.2020, “Për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të (ligji nr. 118/ 2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, ju përcjellim zyrtarisht për njohje e dijeni kërkesën e Presidentit të Republikës nr. 3620 Prot., datë 21.10.2020, drejtuar Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit pranë Këshillit të Europës (Komisionit te Venecias) për marrjen e një Opinioni urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Siç dhe jeni në dijeni, kjo kërkesë është bërë publike në median e shkruar, elektronike dhe audiovizive, ndërkohë që për lehtësi konsultimi këtë kërkesë dhe pyetjet e parashtruara nga Kreu i Shtetit për Komisionin e Venecias mund t’i gjeni të publikuara në të dy gjuhët (angleze dhe shqipe) në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës…

Gjejmë rastin të përsërisim edhe një herë thirrjen e Presidentit të Republikës se, tashmë pas kthimit në Kuvend të ligjit nr. 118/2020, Kuvendi i Shqipërisë (duke filluar që nga komisionet përgjegjëse parlamentare) duhet të rishqyrtoja këtë nismë nën dritën e arsyetimit të Dekretit nr. 11797, datë 22.10.2020 dhe të rekomandimeve të pritshme të Komisionit të Venecias, i cili është investuar tashmë nga Presidenti i Republikës mbi këtë çështje”, shkruhej në letrën e Presidentit Meta për Kuvendin.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!