MENU
klinika

"Testimi masiv pa vlerë, mund të…"

Vijimi i mësimit/ Ministrja Kushi: Po përgatitemi për online!

28.10.2020 - 08:33

Situata në shkolla, pavarësisht pandemisë, po vijon krejt normalisht. Vetëm një shkollë dhe disa klasa janë mbyllur kur po bëhen gati dy muaj mësim.

Nga Komisioni për Edukimin, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi se po bëhen të gjitha përgatitjet që nxënësit të mos i kthehen mësimit online. Por, edhe në rast se situata përkeqësohet, institucionet janë të përgatitura tashmë.

“Ministria po punon paralelisht edhe për mësimdhënien në distancë. Ne jemi të përgatitur edhe për skenarë që mund të vijojnë si rezultat i përkeqësimit të situatës së pandemisë. Që nga muaji mars janë shpërndarë rreth 1000 tableta, ndërsa 5 mijë të tjerë tanimë për nxënësit që nuk kishin akses në mësimin online. Në fazën e dytë ka filluar shpërndarja edhe për 10 mijë tableta për fëmijët e klasave kolektive”, bëri me dije Kushi, pa u ndalur në shifrat e infektimeve, edhe pas insistimit të opozitarëve në takimin virtual.

Ajo që për deputetët opozitarë konsiderohet një bombë ekologjike që ka mbërthyer tanimë shkollat, për përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit është një rrjedhë krejt normale në kushtet e pandemisë.

TAMPONIMI MASIV

Për drejtuesen më të lartë të qeverisë që mori detyrën në ditën më të vështirë të arsimit, një testim masiv i mësuesve nuk ka sens, për faktin se rezultati mund të ndryshojë në pak orë.

“Nuk është ndjekur strategjia e depistimit masiv në shkolla. Por është ndjekur strategjia e gjurmimit të kontaktit. Edhe nëse do t’i testonim të gjithë mësuesit, 48 orë më pas një pjesë e tyre mund të shfaqnin shenja. Testimi masiv bëhet për efekt studimi, por nuk bëhet për efekt vlefshmërie. Testimi masiv nuk është element vlerësimi për kapjen në kohë të rastit”, deklaroi Kushi, duke falënderuar nga ana tjetër autoritetet shëndetësore që u janë përgjigjur në kohë shqetësimeve në shkolla përgjatë kësaj periudhe.

Më konkretisht, sipas saj, në rast se identifikohet një person në klasë, izolohet vetëm ai, dhe jo e gjithë klasa. Vetëm nëse ka më tepër një person pozitiv, e gjithë klasa kalon në mësim online për një periudhë kohe të caktuar, që mund të zgjasë minimalisht dy javë. Sa u takon nevojave për staf pedagogjik, me vendim qeverie, një mijë mësues shtesë janë në gatishmëri në të gjitha zyrat arsimore për mbulimin e nevojave për zëvendësimin e mësuesve që mungojnë për arsye shëndetësore apo mësim me turne.

“Protokolli i masave, me aq sa kam vëzhguar drejtpërdrejt, them se zbatohet 100%. Sigurisht, do ketë mësues të infektuar. Nuk varet nga ne përzgjedhja apo sa mësues do kryejnë tamponin. Ne i kemi marrë të gjitha masat për t’i zëvendësuar të infektuarit. Mësuesit janë, lekët po, portali është aty. Duhet të biem dakord që asnjëherë nuk ka për të qenë shkolla që do sjellë infeksion në komunitet. Shkollat tona po bëjnë më të mirën për t’i mësuar nxënësit, jo për t’i infektuar”, u shpreh Selman Hodaj, drejtor i Arsimit Parauniversitar në MAS, në përgjigje të interesit të deputetëve në komision.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!