MENU
klinika

"Diplomatët nxisin parlamentarët të..."

VOA: PS shpërfilli thirrjet e ndërkombëtarëve për Kodin Zgjedhor

29.10.2020 - 20:14

Parlamenti me shumicë socialiste rrëzoi sot dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ktheu pas dhe kërkoi rishikimin e Kodit Zgjedhor. Zoti Meta i quajti ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor si antikushtetuese dhe të njëanshme. Ai kërkoi një opinion urgjent nga Komisioni i Venecias për këtë.

Por socialistët vijuan procedurat parlmentare, duke ri-miratuar menjëherë ndryshimet e Kodit, dhe duke shpërfillur thirrjet e ndërkombëtarëve, që të pritnin Opinionin e Venecias. Parlamenti i mbizotëruar nga të majtët hodhi poshtë dekretin e presidentit Meta, që kërkoi të rishikoheshin ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor mbeten kështu në fuqi, duke marrë sot 97 vota, po aq vota sa morën më 5 tetor. Me 74 votat e socialistëve u rreshtuan përsëri sot pa asnjë mëdyshje edhe 23 vota nga opozita brenda-parlamentare, e cila trashëguan për inerci të ligjit mandatet e djegura nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

Kryeministri Rama e kishte deklaruar edhe më herët se formula e miratuar për konkurrime me koalicione në lista të përbashkëta dhe pjesërisht të hapura ishte tashmë një temë e mbyllur dhe se opinioni i Komisionit të Venecias do të ishte i dobishëm për procese të tjera zgjedhore pas 25 prillit.

Diplomatët amerikanë dhe ata europianë i kanë nxitur forcat politike në Shqipëri, brenda dhe jashtë parlamentit, të angazhoheshin në mënyrë transparente dhe gjithë përfshirëse në diskutime ligjesh për çështje me rëndësi kombëtare.

Pak ditë më parë komisioneri europian për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varheli, deklaroi se “Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut”.

Ai shtoi se po priste zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021” dhe se “Parlamenti shqiptar duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë nga Komisioni i Venecias”. Por kjo nuk ndodhi. Opozita deklaroi se me këtë veprim të sotëm qeveria socialiste goditi sërish për të bllokuar me vetëdije integrimin e Shqipërisë në BE.

Parlamenti me shumicë socialiste, i bojkotuar nga opozita, votoi në fund të korrikut disa ndryshime në Kodit Zgjedhor për koalicione të bashkuara në një listë kandidatësh dhe lista pjesërisht të hapura.

Këto ndryshime nuk u dakordësuan në Këshillin Politik, një tryezë ku shumica dhe opozita takoheshin për të përgatitur reformën zgjedhore me mirëkuptim. Prishja e saj i dha një shtytje të mëtejshme krizës politike në Shqipëri.

Ndërsa, zgjedhjet e ardhshme parlamentare u dekretuan nga presidenti më shumë se 7 muaj para kohe, duke i shtyrë gjithë partitë në një fushatë të parakohshme zgjedhore për garën e 25 prillit. /Voa/

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!