MENU
klinika

Ambasadorja u përgjigjet akuzave se mbështet qeverinë, flet edhe për Metën

Yuri Kim: Çfarë më thanë ish-ambasadorët amerikanë para se të vija në Shqipëri?

22.10.2020 - 20:52

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”, ku ka rrëfyer jetën e saj, karrierën diplomatike dhe misionin aktual që ka në vendin tonë.

Kim u pyet nga gazetari Fevziu nëse e njihte Shqipërinë dhe nëse kishte informacion për vendin tonë përpara se të vinte si ambasadore në Tiranë.

Diplomatja amerikane u shpreh se përpara se të niste misionin diplomatik në Shqipëri, pati një takim me të gjitha ish-ambasadorët amerikanë në vendin tonë.

Blendi Fevziu: Ambasadorja Kim, shumë faleminderit që na pritët në rezidencën tuaj.

Ambasadorja Kim: Është kënaqësi t’ju kem këtu. Mirë se erdhët.

Blendi Fevziu: Keni qenë këtu që nga fillimi i Janarit, apo jo?

Ambasadorja Kim: E saktë.

Blendi Fevziu: Si është qëndrimi juaj në Shqipëri?

Ambasadorja Kim: Është i mrekullueshëm. Më i miri.

Blendi Fevziu: Çfarë doni të thoni me i mrekullueshëm?

Ambasadorja Kim: Do të thotë që Shqipëria është një nga vendet më të mira në botë për një amerikan. Është kënaqësi të jem këtu.

Blendi Fevziu: Sepse është vend pro-amerikan apo…

Ambasadorja Kim: Është sepse është një vend pro-amerikan, me një histori të pasur dhe me njerëz të mrekullueshëm.

Blendi Fevziu: Po ju keni qenë më parë edhe në Turqi me mision. Turqia ka një histori si e jona, të pasur në histori, të pasur në kulturë. Pse thoni se Shqipëria është vendi më i mirë në botë?

Ambasadorja Kim: Ngaqë…

Blendi Fevziu: Apo flisni si ambasadore?

Ambasadorja Kim: Flas edhe si ambasadore edhe si person. Për mua, Shqipëria…

Blendi Fevziu: Nuk është diplomatike…

Ambasadorja Kim: Jo, jo. Jo, Shqipëria është një vend i veçantë, mendoj, shumë shumë i veçantë në botë.

Blendi Fevziu: Për shkak të diellit, të motit? Sepse të gjithë ish-ambasadorët më kanë thënë në intervista se dielli është gjëja më e mirë në Shqipëri.

Ambasadorja Kim: Po. Dielli këtu është i ndritshëm, i ngrohtë, por edhe shumë i butë. Ndryshe nga çdo vend tjetër në botë.

Blendi Fevziu: A kishit ndonjë ide për vendin tonë përpara se të vinit në Shqipëri?

Ambasadorja Kim: Pakëz. U takova me të gjithë ish-ambasadorët…

Blendi Fevziu: Përpara se të emëroheshit si ambasadore.

Ambasadorja Kim: Dija pak, por është…

Blendi Fevziu: …informacion të përgjithshëm …

Ambasadorja Kim: …po, saktë… E dini, ka shumë legjenda për Shqipërinë por nuk e njihja Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Pastaj u takuat me ish-ambasadorët në Shqipëri? Çfarë ju thanë?

Ambasadorja Kim: Të gjithë më thanë se pasi të kesh ardhur në Shqipëri, nuk të hiqet nga zemra.

Blendi Fevziu: Është e njëjta gjë për të gjithë ata, mendoj?

Ambasadorja Kim: Të gjithë.

Blendi Fevziu: Cila ishte këshilla më e mirëqë të dhanë?

Ambasadorja Kim: Mendoj këshilla më e mirë ishte nga Ambasadori Rajerson, i cili më tha

Blendi Fevziu: Ambasadori i parëpas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin ’91…

Ambasadorja Kim: Po, më tregoi se sa i veçantë është ky vend, se vendi ka kaluar shumë, se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie shumë unike, dhe që ka shumë potencial, ndaj jam e lumtur që jam këtu.

Blendi Fevziu: Ambasadori Rajerson ka qenë këtu në një çast të pashlyeshëm, kur Sekretari i Shtetit Xhejms Bejker erdhi në Shqipëri. Ishte një ditë e çmendur fare, për ne por mendoj edhe për diplomacinë amerikane.

Ambasadorja Kim: Po.

Gjatë intervistës të realizuar në rezidencën amerikane në periferi të Tiranës, ambasadorja Kim ka treguar se cila është ngjashmëria mes Shqipërisë dhe Koresë, vendi i origjinës së saj.

Blendi Fevziu: Ju keni lindur në Kore, keni lindur koreane…

Ambasadorja Kim: Po…

Blendi Fevziu:…dhe pastaj u transferuat me familjen në Guam, një territor amerikan.

Ambasadorja Kim: Po…

Blendi Fevziu: Ka ngjashmëri midis Shqipërisë dhe Koresë, keni gjetur ndonjë të tillë në Shqipëri? Janë kaq larg…

Ambasadorja Kim: Shumë larg… Koreanët dhe shqiptarët nuk veshin këpucë brenda në shtëpi, ndaj ndihem sikur kemi diçka shumë domethënëse të përbashkët.

Blendi Fevziu: Shumë interesante.

Ambasadorja Kim: Familja ka rëndësi, tradita ka rëndësi, nga vjen ka rëndësi. Marrëdhëniet janë me rëndësi.

Blendi Fevziu: Në ç’moshë u larguat nga Koreja për në Guam?

Ambasadorja Kim: Ika kur isha 3 vjeç por kthehesha çdo verë për të shkuar tek gjyshërit dhe të afërmit.

Blendi Fevziu: Si ishte jeta e një vajze në Guam, një ishull shumë i largët nga kudo.

Ambasadorja Kim: Po, mendoj për cilindo …

Blendi Fevziu: Jam i sigurt, shumica e shqiptarëve nuk e dinë ku bie Guam. Edhe për ne, është në mes të vëmendjes prej historisë midis Kim Jong Un dhe amerikanëve dhe raketave.

Ambasadorja Kim: Është në mes të asgjësë. Është në mes të Paqësorit por mendoj edhe që është në mes të botës.

Blendi Fevziu: Po, qendra e botës është aty ku jetojnë njerëzit.

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Si u larguat nga Guami për në SHBA? Si e filluat diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Kur shkova në universitet. Shkova në Universitetin e Pensilvanisë, studiova shkenca politike dhe kur mbarova atje, doja të shkoja diku ndryshe dhe shkova në Universitetin e Kembrixhit, në Angli.

Blendi Fevziu: Në Angli.

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Për sa kohë?

Ambasadorja Kim: Për vetëm një vit.

Blendi Fevziu: Një vit. Dhe pastaj filluat diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Pastaj u ktheva dhe po kërkoja punë.

Blendi Fevziu: Ishte rastësi apo e donit diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Jo, koincidencë. U ktheva në Uashington dhe e dija që doja të bëja diçka në shërbimin publik. Nuk doja t’i hyja biznesit.

Blendi Fevziu: Donit të hynit në shërbimin publik.

Ambasadorja Kim: Po, patjetër.

Blendi Fevziu: Është me rëndësi, i vështirë …

Ambasadorja Kim: Po…

Blendi Fevziu:…dhe është detyrë.

Ambasadorja Kim: Po. Isha duke parë vende të ndryshme pune dhe teksa kërkoja, qëlloi që pashë broshurën e Departamentit të Shtetit për Shërbimin e Jashtëm. Dhe, ka një provim prove, pas broshurës. Dhe, teksa prisja, po e shihja dhe mendova – duket argëtuese. U regjistrova për provimin dhe kalova çdo fazë dhe kështu u bëra diplomate dhe ndihem me shumë fat.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mohuar se ndërkombëtarët janë të njëanshëm dhe mbështesin qeverinë, më shumë se opozitën.

Kim u shpreh se përfaqëson qeverinë e vendit të saj, si një diplomate e dërguar nga Presidenti Amerikan.

Ambasadorja Kim: Unë mendoj se ky është një keqkuptim i diplomacisë. Si diplomate, në rastin tim, më ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara që të përfaqësoj qeverinë time dhe vendin tim dhe, kuptimi i kësaj është që, në radhë të parë, angazhohem me qeverinë që është zgjedhur në mënyrë legjitime, apo jo? Kjo përfshin Kryeministrin, Presidentin, por përfshin edhe pjesën tjetër të vendit, pra flas me qytetarë të zakonshëm, flas edhe me opozitën. Nuk është mbajtje ane. Nuk është kjo ajo që bëjmë.

Blendi Fevziu: Si është marrëdhënia juaj me Presidentin e Republikës? Mendoj se ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Ambasadën e SHBA, përfshi ish-ambasadorin Donald Lu dhe ju aktualisht.

Ambasadorja Kim: E di që doni të kem një rol në telenovelën e brendshme dhe e kuptoj këtë, por ajo që mund të them është kjo: puna ime është shumë specifike. Jam këtu për të përfaqësuar një palë, dhe kjo është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpiqem të ndërtoj marrëdhënie pozitive, produktive me cilindo që është në pushtet dhe kjo përfshin Presidentin, Kryeministrin, udhëheqësin e opozitës, njerëz të zakonshëm, dhe bëj më të mirën që mundem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!