MENU
klinika

Konferenca anti-korrupsion/ Rama: Dështimi i SPAK do ishte zhgënjim i madh

Yuri Kim: Prioriteti ynë SPAK! Soreca: Të dënohen zyrtarët e lartë

13.10.2020 - 11:19

Ambasadorja e ShBA-së Yuri Kim ka vlerësuar procesin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Gjatë takimit në prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit, ajo tha se Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm në këtë luftë si dhe ka shprehur mbështetjen e ShBA-së ndaj vendit tonë.

“Faleminderit që më keni ftuar sot. Pak javë më parë unë pata mundësi për të shkuar drejt Thethit. Unë isha gati të dorëzohesha. Kur shoh reformën në drejtësi në Shqipëri. Po shohim progres. Korruspioni është një mal problemesh në Shqipëri por po bëjmë hapa. Kjo është larg ndonjë deklarate fitoreje. Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton një temë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit. Është në interesin e ShBA që të kemi një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Jemi përkushtuar që Shqipëria të zërë vendin e saj në shtetet demokratike. Ka pengesa si zyrtarë të korruptuar, poste zyrtare të përdorura për të promovuar palë politike. Qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion. Shqipëria duhet të fillojë vlerësime të rregullta të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të siguruar një ministri të drejtë. Kur të mund të bëni këtë do të keni fituar besimin e njerëzve. Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi po jep rezultate. Në mars morët dritën jeshile nga BE. Kjo nuk është deklaratë e fitores. Ne kemi prioritet ecurinë e SPAK Ne presim që të shohim më shumë rezultate” – tha Kim.

Soreca i ashpër: Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarët! Shqipëria ka shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, deklaron se vendi ynë ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit. Gjatë konferencës të mbajtur për prezantimin e rezultateve të Grecos, Soreca tha se duhen dënime të formës së prerë për zyrtarët e lartë që kapen me shkelje pasi qytetarët kanë nevojë të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Këtë e ka theksuar edhe kur prezantoi progres raportin për Shqipërinë.

“Bashkimi Europian e ka mirëpritur raportin e Grecos i cili tregon përparime. Në luftën kundër korrupsionit në raportin vjetor është shprehur se Shqipëria ka një nivel përgatitje për të qenë pjesë e BE, me pak fjalë Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë. Ne kemi parë një sërë dënimesh për zyrtarët të nivelit të ulët dhe të mesëm. Më shumë se 286 magjistratë kanë kaluar vettingun, 62% janë larguar nga detyra.

Procesi i vettingut është kyç në luftën kundër korrupsionit. Situata e korrupsionit vazhdon të jetë i shtrirë gjithandej edhe është shqetësim për BE. Kjo luftë kërkon vendime të formës së prerë për zyrtarë të lartë, pasi këtu kanë qenë shumë të ulët. Duhen këto dënime pasi qytetarët kanë nevojë të besojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi besim te SPAK-u. U përmend edhe lufta kundër pastrimit të parave. Kjo është një çështje e lidhur me historinë e Shqipërisë. Është kyçe që rekomandimet të vihen në zbatim sa më parë. Në luftën kundër korrupsionit BE janë ndër partnerët më të mirë të Shqipërisë”, tha Soreca.

Në fjalën e tij gjatë konferencës për luftën kundër krimit të organizuar, kryeministri Rama tha se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të vettingut.

Ai tha se ky proces nuk ka për qëllim që të gjykojë gjyqtarët apo prokurorët por vetëm t’i pastrojë ata. Sipas tij, SPAK dhe BKH kanë detyrën për të gjykuar.

“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë. Sot kam një zhgënjim se nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund se vettingu pastron sistemin. Nuk bën gjykimin penal të atyre. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar nga vettingu. Dhe për këtë është SPAK dhe BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurd të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh apo konsulentësh apo në formë politikanësh, do të ishte fundi edhe për 1 ose dy dekada të tjera. Parrullat, rekomandimet me luftra që e çojnë atë. Nuk janë të gjithë njësoj në institucione dhe as në politikë. Ndarja e shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë. Pa BE dhe ShBA nuk do të kishim bërë kurrë progres. Nuk do merrnim miratimin e parlamentit. U desh ndërhyrja e ShBA” – tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!