Departamenti i Thesarit muajin e kaluar vendosi sanksione ndaj katër personave të lidhur me Rusinë për përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale, duke përfshirë një parlamentar ukrainas të quajtur Andriy Derkach, i cili ka punuar me përfaqësuesin e Donald Trump Rudy Giuliani për të shpifur për Joe Biden.
Sipas Thesarit, Derkach ka qenë “një agjent aktiv rus për më shumë se një dekadë, duke mbajtur lidhje të ngushta me shërbimet e inteligjencës ruse”.
Thesari tha se Derkach kishte punuar fshehurazi për “rrëfime të rreme dhe të pabazuara në lidhje me zyrtarët amerikanë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2020”, referuar kjo qartësisht Bidenit.
Sipas Washington Post, agjencitë e inteligjencës amerikane paralajmëruan Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar se Giuliani, ishte shënjestra e një operacioni të ndikimit rus.
Kjo, sigurisht, nuk e ndali The New York Post të botonte disa artikujsh për Hunter Biden . Disa nga historitë duket se synojnë të sulmojnë Joe Biden duke poshtëruar fëmijën e tij. Të tjerët kishin për qëllim të ringjallnin akuzën e diskredituar që Joe Biden bëri presion për pushimin e një prokurori ukrainas për të ndihmuar Burisma, një kompani energjetike që kishte Hunter Biden në bordin e saj.
Që kur New York Post filloi botimin e artikujve të saj Hunter Biden, mediat shmangin raportimin lidhur me të.
Nëse ka një gjë të rëndësishme këtu, ka të bëjë me truket e pista të Giuliani, jo me ndonjë “keqbërje” nga Joe Biden.
Në vitin 2016, publiku nuk e dinte që Paul Manafort, ish-kryetari i fushatës së Trump, po i kalonte të dhënat e sondazheve dikujt të lidhur me drejtorinë e inteligjencës Ruse, sepse një zbulim i tillë do të ishte shkatërrues.
Përkundrazi, marrëdhënia e Giuliani me Derkach është hapur.
Javën e kaluar Giuliani i tha The Daily Beast se ai mendon se ka vetëm 50 për qind shanse që bashkëpunëtori i tij ukrainas të jetë me të vërtetë një spiun rus dhe se nuk do të kishte rëndësi për të nëse materiali i tij për Hunter Biden do të ishte i lidhur me piraterinë ruse.
Giuliani ndoshta nuk mund të sabotojë Biden ashtu si WikiLeaks sabotoi Klintonin.
Publikimet për Klintonin ishin të dëmshme sepse shumë votues tashmë besonin se kishte diçka të keqe në email-et e saj të fshehura.
Por taktikat e Giuliani nuk janë më pak të gabuara për të qenë joefektive.
S’është për t’u habitur që avokati i presidentit ka treguar hapur se ka punuar me inteligjencën ruse. Sidoqoftë është e habitshme që askush nuk pret më shumë.
Michelle Goldberg ka qenë një kolumniste e Opinion që nga viti 2017. Ajo është autore e disa librave rreth politikës, fesë dhe të drejtave të grave dhe ishte pjesë e një ekipi që fitoi një Çmim Pulitzer për shërbimin publik në 2018 për raportimin mbi çështjet e ngacmimit seksual në vendin e punës.