Kryeministri Edi Rama u shpreh i sigurt se PS do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit, pa pasur nevojën e përgjysmimit të cmimit për naftën e karburantin e fermerëve, apo ndonjë vendimi tjetër që mund të marrë qeveria.
“Zgjedhjet që të jesh i qartë ti e të gjithë unë e PS do i fitojmë pa pasur nevojë fare të marrim asnjë vendim e të bëjmë asgjë nga këto që disa thonë se i bëjmë për zgjedhje”.
Shefi i qeverisë tha në konferencën me gazetarët se “ne nuk punojmë për zgjedhje, por për njerëzit e janë njerëzit që zgjedhin duan të vazhdojnë me ne apo të shkojnë të kërkojnë 6 të mira në 4 pika”, duke ironizuar kështu kreun e PD për lapsusin e bërë një ditë më parë.
“Ne po bëjmë gjënë e duhur në kohën e duhur se tani i kemi mundësitë” tha Rama, teksa nënvizoi se gjykimet për atë që ka bërë apo jo në qeveri, qytetarët do e bëjnë në një të ardhme të largët sipas tij, kur t’i japë fund misionit në politikë.
“Kur kam bërë premtimet e mia kam folur për një vizion e program e rrugë të përbashkët. Gjykimet mbi çfarë kam thënë e ca kam bërë do i bëni të gjithë kur misioni im të jetë i kryer dhe është larg së qeni i kryer. kaq”.
Lidhur me deklaratat e kritikëve që thonë “dole tani se tani vijnë zgjedhjet”, Rama tha:
“Unë rrugëve kam që kur kam marrë detyrën të drejtoj PS dhe si kryeministër s’është ndonjë meritë thjesht kam bërë detyrën, kam bërë më shumë kilometra në territorin e Shqipërisë se të gjithë kryeministrat sëbashku që kur është krijuar shteti shqiptar në 1912 e këtë mund ta provoj me fakte”.