MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A vonon duhanpirja shërimin e plagëve?

01.11.2020 - 10:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A vonon duhanpirja shërimin e plagëve?

Mjeku: Problemet e shenjave nga një plagë janë një tjetër pasojë e duhanpirjes në lëkurë. Duhani ndryshon dhe oksigjenimin e indeve, zvogëlon qarkullimin dhe intoksikon gjakun. Pasoja e të gjithë kësaj është se plagët, veçanërisht ato kirurgjikale kërkojnë më shumë kohë të shërohen.

Duhanpirësit me ulçer kronike në mënyrë të veçantë në gjymtyrët e poshtëm tregojnë një kurs më të paqëndrueshëm dhe vështirësi në shërim. Ata që konsumojnë një paketë në ditë kanë një rrezik tre herë më të lartë për të pasur nekroza në një plagë krahasuar me joduhanpirësit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.