MENU
klinika

Pritshmëritë e analistëve

“Administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës”

22.11.2020 - 10:57

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po konsiderohet të jetë lajm i mirë për Kosovën. Analistët dhe njohës të çështjeve politike nga shoqëria civile vlerësojnë se administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi pret që presidenti i ri amerikan të vazhdojë përkrahjen për Kosovën.

Ai pret mbështetjen e Bidenit edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Bidenin.. e kemi të shpirtit, e kemi krah të fortë. Ai ka qenë gjithherë mik i shqiptarëve. Dihen deklaratat e tij edhe në kohën e bombardimeve. Ai ka mbetur konsekuent në çështjen e Kosovës dhe neve na bënë të mburremi që ai u zgjodh… Presim që ai të jetë një përkrahës edhe në procedurat e ardhshme që na presin, qoftë në bisedimet me Serbinë, të integrimeve dhe normal çka është shumë me rëndësi, edhe integrimit në NATO, që është një pjesë shumë e veçantë për Kosovën, pasi që realisht po jetojmë në një ambient jo shumë të volitshëm të rreziqeve dhe kërcënimeve jo veç nga Serbia, por edhe të Rusisë në rajon”, thotë Ibishi, për Kosovapres.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija e quan lajm të mirë fitoren e Joe Biden për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, janë një numër faktorësh që nevojiten për të ndërtuar një kohezion në raportet në mes Kosovës dhe ShBA-së, për të fituar një qasje më të favorshme për vendin.

Ai porosit për kujdes pasi sipas tij, shteti i Kosovës duhet të lobojë edhe më tutje për forcimin e marrëdhënieve me ShBA-në.

Teksa thotë se nuk do të shtyhen përpara shumë pika të marrëveshjes Kosovë – Serbi, të arritura në kohën e presidencës së Donald Trump.

“Është lajm i mirë fitorja e zgjedhjeve në ShBA nga Joe Biden, në kuptimin që pritet që të ketë një qasje pak më proaktive karshi Kosovës, duke marrë parasysh edhe marrëdhënien me Kosovën të Joe Biden. Mirëpo, kjo nuk duhet të na fusë në zonën e konfortit, që edhe shteti i Kosovës, edhe komuniteti shqiptaro-amerikan në Amerikë të mos lobojnë më tutje për t’i përforcuar këto marrëdhënie. Sepse nuk mund të merret e garantuar edhe qasja e Joe Biden”, thotë ai.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat