MENU
klinika

Kreu i ardhshëm i OTB

Amerika hedh poshtë kanditaturën e Ngozi Okonjo-Iweala

02.11.2020 - 05:00

Amerika hodhi poshtë kandidaturën e Ngozi Okonjo-Iweala, një ish-ministre e financave Nigeriane, si kreu i ardhshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, duke mbështetur me peshën e saj Yoo Myung-hee, ministren e tregtisë së Koresë së Jugut dhe personi tjetër i vetëm që kandidon për këtë punë.

Të dy kandidatët janë gra. Zonja Okonjo-Iweala do të ishte gjithashtu e para Afrikane që do të drejtojë OBT dhe ka mbështetjen e komitetit të tij të përzgjedhjes. Por Amerika dëshiron që organizata të rishikohet dhe thotë se ajo “duhet të drejtohet nga dikush me përvojë të vërtetë, praktike në këtë fushë”.