Gjithë bota do të mbajë sytë nga zgjedhjet më të rëndësishme që na presin së shpejti. Donald Trump me shumë gjasa do të plotësoje 8 vjet si president. Prandaj të gjithë të kenë kujdes kur bëjnë parashikime. Amerika është vend konservator dhe konservatorizmi është unifikuar në mënyrë “të tepruar” me partinë Republikane. Ironia është se Trump nuk është fare konservator në kuptimin e plotë biblik. Në fakt Trump është i pari president në historinë amerikane që ka fituar zgjedhjet pa e përdorur fare kartën fetare. Gjithmonë kandidatet për president dhe sidomos ata Republikane, kanë përdorur kartën fetare në ekstrem. Por Trump nuk e përdori sepse e kaluara e tij nuk përkonte shumë. Trump do të fitojë përsëri jo se është Trumpi, por sepse ai përfaqëson Republikanët.
Republikanet kanë shumicën në Senat që prej vitit 2015 (53/45). Demokratët kanë pasur shumicën në Senat vetëm në tre legjislatura nga trembëdhjetë të mundshme. Ndërkohë në kongres pas një dominimi që prej 2011, republikanet humben shumicen ne 2019 (197/235). Në mënyrë të ngjashme demokratët kanë pasur shumicën në kongres në tre legjislatura nga trembëdhjetë të tilla. Dhe amerikanët nuk janë edhe aq konfliktuale në thelbin e tyre sa të votojnë për Republikanët në Senat dhe pastaj të votojnë për një president demokrat. (Për këto të treja votohet në të njëjtën fletë, ose në të njëjtën ditë).
Pra Senati me shumë gjasa do të vazhdojë të ketë shumicë Republikanësh, Kongresi mund të ruajë shumicën që sapo e fitoi në legjislaturën e fundit dhe presidenca ka shumë mundësi të vazhdojë të jetë Republikane. Në një mandat të mundshëm të dytë të Trump, ai do të përballet me debate buxheti të përsëritura dhe shumë unike vetëm për Amerikën, të asaj natyre saqë i fut të dridhurat edhe Kinës.
E vetmja mundësi që mund të rezultojë në një presidencë Demokrate është që kandidati Demokrat të marrë të gjitha votat e Rinisë, të marrë të gjitha votat e atyre që votojnë për herë të parë, ose ata që votojnë për herë të dytë në jetën e tyre. Kështu fitoi edhe Klintoni, edhe Obama. Edhe kur fitoi Obama, Senati kishte shumicë republikanesh. Për këtë arsye Senati i bllokoi Obamës nominimin e një gjygjtari në gjykatën supreme kur vdiq Antonin Scalia (italo-amerikani i parë në gjykatën supreme). Dhe këtë nominim që Senati në mënyrë shumë kontraversiale ja bllokoi Obamës duke mos pranuar as dëgjesat në Senat për gjykatësin e nderuar Merrick Garland.
Vendin e lënë vakant nga Antonin Scalia nuk e vendosi dot Obama (për shkak të një senati me shumicë republikane), dhe këtë e bëri Trump sapo mori presidencën. Ky i fundit e kishte shumicën në Senat. Trump deri tani, pa mbushur 4 vjet si president, ka futur 3 gjykatës në Gjykatën Supreme. Kurse Obama për 8 vjet futi vetëm 2. Dhe ato emra që futi Obama ishin dy emra të cilët ishin të pakudërshtueshëm nga Republikanët pasi do të humbnin shume vota: njëra ishte grua Porto-Rikane, dhe tjetra një grua hebraike. Dhe të dyja ishin liberale, mirëpo senatorët republikane nuk donin të humbnin votat e tyre politike për një nominim që nuk duhej të ishte aspak politik. Pra edhe në këtë front Trump ka superioritet ndaj Obamës.
Vijmë tek mundësia e demokratëve për të marrë presidencën. Biden 77 vjecar mund ta ketë shumë të vështirë për të marrë të gjitha votat e rinisë. Dhe nuk do i marrë dot. Prandaj do të jetë një mundësi e shkuar dëm nga ana e Demokratëve. Rama bëri një gabim kur komentoi për mundësinë e Trumpit për tu zgjedhur si president i Amerikës. Dhe bëri edhe pak sarkazëm atëherë kur ishte në Amerikë, dhe nuk duhej ta bënte. Sepse sido që të jetë, përfaqëson një shtet shumë të vogël. Në të njëjtën kohë nuk duhet harruar se republikanet kanë qënë historikisht miqtë e Shqipërisë. Ishte Xhorxh H. Bush që dërgoi James Baker në Shqipërinë e re demokratike. Ishte Xhorxh W. Bush që kundrejt brrylave dhe vonesave të përsëritura të Sarkozise deklaroi pavarësinë e Kosovës. Shqipëria, si shtet, përbën një gur relativisht të vogël në mozaikun kompleks të gjeopolitikës rajonale ku kanë interes shtetet e medha. Prandaj ne duhet të respektojmë çdo fitues të garës presidenciale amerikane.