Teksa ka siguruar 253 vota, nga 270 që do ta shpallnin atë president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dalë në një falim për mediat. Ndonëse nuk e shpalli zyrtarisht, fjalimi i Biden i ngjante atij të shpalljes së fitores.
Biden tha se dita e djeshme, ku amerikanët votuan për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve, provoi se demokracia është rrahje zemre e këtij vendi siç ka qenë përgjatë 2 shekujve. Ai tha se pavarësisht pandemisë, njerëzit dolën të votonin, ndërsa shtoi se pushteti rrjedh nga qytetarët.
“Do bëjmë një deklaratë të madhe, unë dhe Kamela. Faleminderit për shtypin dhe të gjithë. E djeshmja provoi se demokracia është rrahja e zemrës së këtij vendi siç ka qenë më shumë se dy shekuj dhe përballë pandemisë shumë amerikanë votuan më shumë se herët e tjera. Më shumë se 150 mln njerëz kanë votuar. Kjo është e jashtëzakonshme. Nëse keni dyshime, mos kini më. Këtu vendosin njerëzit! Pushteti rrjedh nga njerëzit.
Njerëzit përcaktojnë se kush është president i SHBA-ve. Pas një nate të gjatë votimesh është e qartë se po votojmë mjaftueshëm shtete për të arritur fitoren. S’po deklaroj fitoren, por po ju njoftoj se numërimi ka përfunduar në disa vende. Ne Michigan po drejtojmë me 30 % të votave. Michigan do të mbarojë ndoshta numërimin sot. Në fituam Arizonin dhe një votë në Nebraska. Një gjë e veçantë për mua është fitorja e votës popullore.
Besoj se do të rritet dhe më shumë seç është tani. Sinjalet janë se do të fitojë. Më shumë se 70 milionë amerikane kanë dhënë votën e tyre. Vetëm 3 çifte kanë arritur të mundin një president që kërkon të mbajë mandatin. Do të jetë koha që të bëjmë atë që bëjmë gjithmonë si amerikanë dhe të ulim temperaturat, që të dëgjojmë njeri-tjetrin sërish. Të bashkohemi, të shërohemi dhe të jemi së bashku si komb. E di që nuk është e lehtë. E di se sa e vështirë është ndarja jonë në këtë komb për shumë çështje. Ne nuk kemi armiq. Ajo që na bashkon ne si amerikanë është me e fortë se ajo që na ndan. Ne bëmë fushatë si demokratë, por do të qeveris si një president. Askush nuk do e marrë demokracinë prej nesh, Amerika ka shkuar shumë larg. Ne populli, nuk do të na hesht njeri dhe s’do të na poshtërojë askush (Citon Kushtetutën). Miqtë e mi kam besim se do të dalim fitues nga kjo. Kjo do të jetë fitore për kombin amerikan, Amerikën. Zoti ju bekoftë juve të gjithëve, zoti bekoftë trupat tanë.”, tha Biden.