MENU
klinika

Analizë / Nëse fiton Biden

Ç’do të ndodhë në 100 ditët e para pas zgjedhjeve?

01.11.2020 - 19:10

Nëse Joe Biden fiton zgjedhjet e SHBA kundër Donald Trump javën e ardhshme, do të përballet me presione të mëdha për të zbatuar një seri politikash për një sërë çështjesh, nga politika e jashtme te kriza klimaterike, duke përmbysur shumë nga ndryshimet e mëdha që janë jetësuar nga Trump.

Detyra e parë dhe më e ngutshme e Biden për 100 ditët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë do të ishte paraqitja dhe zbatimi i një plani të ri mbarëkombëtar kundër koronavirusit, si dhe ndërmarrjen e hapave për të rregulluar pasojat katastrofike ekonomike.

Fushata e Biden ka propozuar një plan të drejtuar nga shkenca që përfshin mandatimin e detyruar të maskës (megjithëse autoritetet lokale do të kenë fjalën përfundimtare për zbatimin), zgjerimin e testimit dhe gjurmimit të kontakteve dhe financa më të mëdha federale si ndihmë për familjet që vuajnë pasojat.

Në Kongres, presioni qëndron mbi një projekt-ligj lehtësimi ekonomik, që ligjvënësit nuk kanë qenë në gjendje të kalojnë në javët e fundit. Ndërsa Demokratët kanë bërë presion për një paketë $ 2tn, Republikanët e kanë kundërshtuar propozimin duke arsyetuar se ai përmban kosto të pajustifikueshme.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Biden ka ndarë me votuesit një listë të politikave që do të zbatojë nëse zgjidhet president, shumë prej të cilave përmbysnin drejtpërdrejt punën e administratës Trump. Këto përfshijnë ri-hyrjen në marrëveshjen e klimës së Parisit dhe Marrëveshjen Bërthamore të Iranit. Gjithashtu përmban dhe një zgjatje të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm të Barack Obamës, të cilin Trump dhe aleatët e tij janë përpjekur vazhdimisht ta zhbëjnë.

Megjithatë, fati i 100 ditëve të para të Biden varet edhe nga cila parti kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Demokratët tashmë janë mazhorancë në Dhomë, ndërsa partia është gjithashtu e predizpozuar që të marrë nga një deri në 8 mandate shtesë në Senat. Nëse fiton të paktën katër vende atje, ose tre plus Shtëpinë e Bardhë, Demokratët do të kishin mazhorancë të brishtë të cilën mund ta shfrytëzonin për të kaluar politikat e propozuara prej tyre.

Kontrolli i Senatit është vendimtar për presidencën e Biden. Pa të, shumica e axhendës së tij është e pasigurt, dhe ndoshta nuk do të jetësohet kurrë. Megjithatë, me ose pa kontrollin e Demokratëve në Senat, ditët e para të një administrate Biden do të sjellin veprime ekzekutive që adresojnë çështje urgjente të politikës së jashtme, dukë zhbërë veprime të administratës Trump.

Demokratët thonë se Biden do të lëvizë menjëherë për të rivendosur anëtarësimin e SHBA-së në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), dhe për të ndryshuar ndalimin që Trump bëri mbi udhëtimin e individëve nga vende myslimane drejt SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga The Washington Post

Po nëse Biden i fiton zgjedhjet?!